Drejtoresha e Postës Berat reagon pas kallëzimit: I sajuar, kam zbatuar vetëm ligjin

“Farsë e iniciuar për përfitim jo ligjor”, kështu e cilëson kallëzimin penal ndaj saj, Drejtoresha e Postës në Berat, Haris Ngjeqari. Në një reagim për “News24”, Ngjeqari mohoi të ketë ushtruar presion mbi punonjësit për të votuar LSI-në, dhe siguron se i është bindur me rigorozitet urdhrit të datës 12 maj për mospërfshirje të punonjësit të administratës në fushatën elektorale.

E bindur se ka zbatuar me rigorozitet ligjin drejtoresha e Postës është e gatshme të përballet me hetimet nga organet kompetente.

Zv.kryeministrja Mandija kallëzoi penalisht drejtoreshën e Postes në Berat pasi konstatoi se iu ka shpërndarë formularë vartësve të saj, nëpërmjet të cilëve kërkonte informacion që mund t’i shërbente LSI-së. Gjithashtu, sipas zëvendëskryeministres, ajo ka kërcënuar punonjësit se, nëse nuk e plotësonin këtë formular do të largoheshin nga puna, madje disa prej tyre i ka larguar për këtë arsye.

Nga detyra u pezullua edhe drejtoresha e Shëndetit Publik në Pukë, Sajmira Laçi. Sipas njoftimit zyrtar Laçi, njëkohësisht dhe kryetare e LSI për Pukën, dhe kandidate për deputete e kësaj force politike është pezulluar për përfshirje aktive në fushatë.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne