E ardhmja e Islamit në Evropën Perëndimore

Me zgjedhjet presidenciale në Francë, tema e Islamit në Evropë është kthyer përsëri në qendër të diskutimit politik. Kjo nuk diçka e re: ne e pamë këtë edhe në Britani të Madhe, në Hollandë, në Austri dhe madje edhe në Zvicër, ku komunitetet muslimane u ndaluan – me referendum popullor – nga ndërtimi i minareve (edhe pse vetëm katër minare ekzistonin në Zvicër para atij referendumi). Tensionet mes muslimanëve dhe jomuslimanëve janë në rritje, jo vetëm për shkak të disa ndjenjave pak a shumë raciste apo anti-emigrante në popullatën e përgjithshme, por edhe për shkak të sjelljes shpesh të tmerrshme të disa refugjatëve nga vendet muslimane (sulme, përdhunime, huliganizëm), dhe madje edhe nga disa komunitete muslimane në Evropë (avokimi për terrorizëm, përpjekjet për të imponuar ligjin e Sheriatit). Përpara se situata të përmirësohet (duke supozuar se do të ndodhë ndonjëherë), ka shumë të ngjarë të përkeqësohet, shumë më keq.

Pra cilat janë opsionet këtu?

Së pari, le të pajtohemi me fjalët e mençura të Otto von Bismarkut se “politika është arti i të mundshmes”. Ata evropianë që mendojnë se thjesht do t’i dëbojnë të gjithë muslimanët nga Evropa apo se do të arrijnë ta eliminojnë disi Islamin nga Evropa, janë mashtruar. Po kështu, ata (pak) muslimanë që duan të krijojnë një lloj kalifati në Evropë nuk janë më pak të mashtruar. Në të vërtetë, të gjithë atyre që ofrojnë zgjidhje të thjeshta dhe të drejtpërdrejta ndaj krizës së tanishme, do t’u këshilloja të studionin disa dialektika Hegeliane për të kuptuar se rezultati i kësaj krize nuk do të jetë kthimi në status quo ante, apo krijimi i një Realiteti i ri.

Së dyti, unë pohoj se as emigrantët muslimanë dhe as vetë islami nuk do të largohen kurrë nga Evropa: ju pëlqen apo jo, ata janë këtu për të qëndruar. Pse? Thjesht sepse ndërsa disa grupe, si emigrantët e paligjshëm, mund të dëbohen nga një vend apo edhe nga vetë kontinenti evropian, të tjerët, siç janë muslimanët që mbajnë shtetësi evropiane apo të konvertuarit lokalë në islam nuk janë lehtësisht të dëbueshëm: kjo është e pamundur ligjërisht dhe është e pamundur praktikisht (të dëbohen ku? si?). Unë kam punuar personalisht në qendrat e refugjatëve në Zvicër (si përkthyes dhe interpretues), dhe kam punuar si analist për Shtabin e Përgjithshëm Zviceran ku çështja e refugjatëve ishte shpesh në krye, dhe mund t’ju premtoj se kushdo që e di me të vërtetë se si funksionin sistemi, e di gjithashtu mjaft mirë që shumica e këtyre emigrantëve janë këtu për të qëndruar, madje edhe refugjatët pseudo-politikë që në të vërtetë janë emigrantë ekonomikë dhe jo refugjatë politikë (rreth 99% e të ashtuquajturve “refugjatë politikë”). Në rastin më të mirë, BE-ja, teorikisht dhe me një përpjekje të madhe, do t’i mbyllë kufijtë e saj për emigrantët e ardhshëm. Nuk ka gjasa, por është e mundur të paktën. Por dëbimet masive thjesht nuk janë një opsion.

Së treti, ata muslimanë që tashmë janë në Evropë do të rriten në mënyrë të pashmangshme në shkallën sociale edhe nëse tani janë në fund. Shumë prej tyre janë të rinj, shumë prej tyre kanë pësuar vështirësi, të cilat shumica e evropianëve nuk mund t’i kapërcejnë kurrë. Lidhjet e tyre familjare, farefisnore, etnike dhe fetare janë shumë më të forta sesa ato që mund të vëzhgoni në familjen moderne “bërthamore” të shumicës së evropianëve. Së fundmi, por jo më pak e rëndësishme, shtrirja e tyre sociale është shumë më e fortë se ajo e gjetur në qarqet evropiane. Pra, edhe nëse gjenerata e tanishme është e arsimuar dobët dhe nuk është e integruar në shoqërinë evropiane, e ardhshmja do të jetë. E kam parë këtë me shumë emigrantë të tjerë ekonomikë, si italianët apo shqiptarët. Pra, kur të shihni gratë irakiene që fshijnë dyshemetë e spitalit tuaj lokal, mos harroni se, pas dhjetë vitesh apo më shumë, vajza e saj ka të ngjarë të punojë në të njëjtin spital, por si mjeke. Me fjalë të tjera, fuqia shoqërore e bashkësisë muslimane do të rritet në mënyrë të pashmangshme.

A do të thotë kjo se BE-ja do të bëhet territor i pushtuar nga ISIS, ku të gjitha gratë do të përfundojnë duke u veshur dhe / ose përdhunuar, ku të gjithë njerëzit do të detyrohen të konvertohen në Islam ose të vrasin, që tregjet e skllevërve do të lindin në të gjithë vendin, që ligji i Sheriatit do të vendoset mbi të gjithë dhe që homoseksualët do të vriten me gurë?

Natyrisht që jo! Kjo është një karikaturë e shurdhër e Islamit e krijuar dhe e promovuar nga 1% e AngloZionistëve që drejtojnë Perandorinë dhe që po përpiqen të krijojnë artificialisht një përplasje qytetërimesh, e cila do t’u lejojë atyre të qëndrojnë në pushtet dhe të vazhdojnë tërheqjen e fijeve nga prapa skenave.

Fillimisht, muslimanët do të mbeten pakicë në Evropë për një të ardhme të parashikueshme. Por akoma më e rëndësishme, lloji i “Islamit Hollivudian alla-ISIS” që unë e kam përshkruar në paragrafin e mësipërm, nuk është aspak lloji i Islamit që shumica e muslimanëve dëshirojnë të jetojnë. Në fakt, shumë prej tyre ikën nga vendi i tyre pikërisht për të shmangur jetesën në një “Kalifat” tekfirist.

Ju mund të pyesni për ata vehabistët e çmendur që tashmë kanë vrarë shumë evropianë me britmat “Allahut Ekber” në buzët e tyre. A nuk janë ata lloji i vërtetë i ISIS-it? E pra, kjo është një çështje e komplikuar. Për shembull, a keni vënë re se shumica dërrmuese e këtyre të ashtuquajturëve “islamikë” kishin lidhje të forta me shërbimet evropiane të sigurisë? Se disa prej tyre madje kishin udhëtuar në Izrael? A nuk duket e çuditshme që sulmet e tyre në një farë mënyre duket sikur planifikohen të përputhen me ngjarjet e rëndësishme politike në Evropë? A mund të ketë pasur një sulm të mirëfilltë të ISIS-it në Evropë? Po. Por unë jam goxha i sigurt se shumica e tyre ishin flamuj të rremë të stilit Gladio të ekzekutuara nga shërbimet speciale të BE-së ose SHBA-së.

Padyshim pajtohem se ekzistojnë lloje të vërtetë dhe të rrezikshëm të al-Kaedës / ISIS-it në Evropë. Po, ata përfaqësojnë një rrezik real. Por ndryshe nga shumica e refugjatëve, këta njerëz shkelin ligjet evropiane dhe mund të merren masa ligjore kundër tyre. Në teori, Evropa madje mund të rifusë dënimin me vdekje për terrorizmin apo edhe për apologjinë e terrorizmit. E di, kjo nuk do të ndodhë shpejt, por ajo që ka rëndësi është se kjo do të varet nga një vendim politik, nga vullneti politik i evropianëve.

A mund të ketë një kryengritje apo edhe një luftë civile në Evropë? Po, por vetëm për sa kohë që qeveritë në pushtet kanë interes për ta lejuar atë të ndodhë apo edhe për ta krijuar atë. Nëse autoritetet kombëtare u japin forcave të sigurisë dhe ushtrisë dritën e gjelbër për të ndërhyrë dhe për të shtypur kryengritjen, loja për tipet al-Kaeda ka mbaruar.

Pra, përderisa islami në vetvete apo muslimanët në përgjithësi nuk mund të dëbohen nga Evropa, vendet evropane do të jenë në gjendje të përballen me situatën e sigurisë me kusht që të ketë një vullnet politik për ta bërë këtë.

Tani për tani klasa politike evropiane është e ndarë në mënyrë të barabartë në dy kampe politike të devijuara:

1. Ata që mendojnë se çdo kritikë ndaj muslimanëve është “islamofobike”.
2. Ata që mendojnë se të gjithë muslimanët dhe islami janë të këqij, të këqinj, të këqinj.

Këto janë pozita shumë primitive dhe thelbësisht të gabuara. Më e rëndësishmja, të dyja këto besime do të rezultojnë në dështim për të arritur diçka. Tani për tani, shumë evropianë dhe amerikanë duket se janë të mbërthyer në këtë zgjedhje të rreme, por pa marrë parasysh se sa kohë duhet, e vërteta përfundimisht do t’i arrijë ata, dhe ata do e kuptojnë se nuk ekziston asgjë e tillë si Një “Islam” apo një lloj “muslimani”. E vërteta është se bota e Islamit është jashtëzakonisht e larmishme dhe se të gjithë përbërësit e nevojshëm për një mundje të plotë të tekfiristëve (qoftë al-Kaeda, ISIS, al-Nusra apo ndonjë lloj tjetër) mund të gjenden brenda Islamit. Në fakt, ata mund të gjenden vetëm brenda Islamit. Më lejoni t’i ilustroj pikat e mia duke bërë një krahasim të thjeshtë midis Rusisë dhe BE-së.

Ndryshe nga BE-ja, Rusia ka një qeveri të vetme qendrore, dhe një të fortë në krye të saj. Shërbimet sekrete dhe të sigurisë së Rusisë janë ndër më të mirat në planet, siç është edhe ushtria ruse. Rusia nuk vuan nga sëmundja e korrektësisë politike: është plotësisht e pranueshme në Rusi që të denoncohet terrorizmi islamik në kushtet më të ashpra të mundshme. Në fakt, Putini bëri madje një deklaratë të famshme për “vrasjen e terroristëve në tualete nëse është e nevojshme”, dhe rusët vepruan pikërisht kështu: ata vranë çdo udhëheqës çeçen vehabist dhe nuk e mohuan atë, por e shpallën me krenari. Dallimi kryesor me BE-në është se Putini dhe populli rus kishin vullnetin politik për të ndaluar kryengritjen në Çeçeni, edhe nëse kjo nënkuptonte kthimin e të gjithë Çeçnisë në një grumbull gërmadhash.

Megjithatë, në të njëjtën kohë, Putini bëri përpjekje të mëdha për të mbështetur bashkësinë muslimane në Rusi. Jo vetëm që ndërtoi një xhami të madhe (dhe të bukur) në Moskë, por ai ka nisur një program të madh për të mbështetur rritjen e Islamit tradicional në Rusi (ashtu siç ka bërë me Kishën Ortodokse). Sa për Çeçninë, Putini e ka bërë Ramzan Kadjrovin si “djalin politik”, dhe i ka dhënë çeçenëve një autonomi jashtëzakonisht të gjerë, veçanërisht në çështjet e fesë. Pra, a është Putini anti-musliman apo pro-musliman? Asnjëra. Putini kupton diçka të thjeshtë, e cila, deri më tani, shmanget totalisht nga politikanët perëndimorë: rusët janë shumë të mirë në vrasjen e tekfiristëve, por vetëm muslimanët mund ta vrasin tekfirizmin.

Kërcënimi nuk ka qenë kurrë Islami. Kërcënimi është tekfirizmi. Ja se si Wikipedia e përkufizon konceptin e “Tekfirizmit”: Në ligjin islamik, tekfiri (arabisht: تكفير) i referohet praktikës së përjashtimit, një musliman që e shpall një musliman tjetër si kafir (jo besimtar). Ju lutem lexojeni përsëri me kujdes. Praktika e shpalljes së “një muslimani tjetër” si një jobesimtar. Një muslimani tjetër.

Pra, karakteristika kryesore e tekfiristëve është se ata besojnë se të gjithë ata që nuk ndjekin versionin e tyre të Islamit nuk janë muslimanë. Si mendoni se i bën kjo muslimanët e tjerë të ndihen për tekfiristët? Në të vërtetë, nuk ka asgjë të gabuar në terma teologjikë me nocionin e “Tekfirit”, ashtu siç nuk ka asgjë të keqe me nocionin e “përjashtimit”, apo, meqë ra fjala, me nocionin e “mallkimit” ose “heretizmit”. Këto janë kategori që, kur përdoren siç duhet, janë të domosdoshme për lloje të veçanta të argumenteve teologjike. Sidoqoftë, ashtu si “përjashtim”, “mallkim” ose “heretik” mund të përdoren nga disa njerëz vetëm si ofendime, shpifje apo edhe thirrje për vrasje, “tekfirizmi” është para së gjithash një mendim. Armët dhe plumbat nuk mund ta mposhtin një mendim. Në fakt, vetëm idetë mund t’i mposhtin idetë e tjera. Rusët e dinë këtë.

Ka disa video në YouTube (mjerisht, në rusisht) që tregojnë udhëheqësin çeçen Ramzan Kadjrov që shkon në fushën e një beteje me ekstremistët çeçenë dhe i angazhon terroristët në një mosmarrëveshje teologjike rreth Islamit. Në vend që të urdhëronte trupat e tij për t’i vrarë të gjithë, ai i sfidon ata duke i pyetur: “Pra ju mendoni se ju jeni muslimanë dhe ne nuk jemi?” Ose “si nuk është islame shoqëria jonë?”. Dhe e preferuara e tij “nëse mund të gjesh një citat të vetëm në Kur’an që më dëshmon mua se ajo që unë bëj nuk është islam, atëherë unë menjëherë do të pushoj së vepruari”. Kjo nuk funksionon gjithmonë. Disa refuzojnë të dorëzohen dhe të gjithë vriten në mënyrë të pashmangshme (nuk ka tolerancë për tekfiristët në Çeçeni). Por shpesh kjo funksionon. Terroristët hedhin armët e tyre, dalin nga fushëbeteja dhe në vend që të abuzohen dhe të burgosen ose thjesht të qëllohen, ata dërgohen në burgje të veçanta ku predikuesit islamikë vijnë dhe kalojnë orë të gjata duke u mësuar atyre për Islamin e vërtetë. Dhe shumë shpesh, kur këta të rinj dalin, bëhen vullnetarë për forcat çeçene të sigurisë!

Tani unë po ju pyes – a mund ta arrijë një i krishterë ortodoks ose një agnostik të njëjtin rezultat? Kurrë, natyrisht. Pra, kjo është arsyeja pse forcat jo-muslimane të sigurisë, edhe pse ende të pranishme në Çeçeni dhe rreth saj, mbahen gjithmonë në një rol rezervë dhe mbështetës. Detyra kryesore për policinë e Çeçenisë i është besuar plotësisht vetë Çeçenëve. Ekzistojnë gjithmonë forca të fuqishme ruse në gatishmëri të lartë për të ndërhyrë nëse situata papritmas del jashtë kontrollit, por deri tani beteja e vërtetë nuk është luftuar me armë, është luftuar me ide dhe, siç e thoshte shumë herë Putini, vetëm Islami i vërtetë, tradicional, mund ta mposhtë tekfirizmin.

Tani për tani, shumica e politikanëve perëndimorë thjesht nuk e kuptojnë këtë. Ose, edhe nëse e kuptojnë, nuk guxojnë ta thonë atë. Por herët a vonë evropianët do të duhet të vijnë në këtë përfundim absolutisht të pashmangshëm. Dhe kur të ndodhë kjo, ata më në fund do e kuptojnë se Islami dhe muslimanët praktikantë nuk kanë qenë kurrë armiku. Armiku është një sekt relativisht i vogël i çmendur para-islamik që filloi në shekullin e 13-të dhe që mbeti kryesisht në skajet e botës islame, derisa iu dha një nxitje e pamasë fillimisht nga Shtëpia e Saudit dhe më vonë nga CIA e SHBA-ja. Sot, tekfiristët janë ende instrumenti i Perandorisë AngloZioniste, ata janë infeksioni i cili është lëshuar kundër çdo vendi që guxon të refuzojë sundimin e Perandorisë. Për më tepër, tekfiristët janë para së gjithash një kërcënim për të gjitha variantet e tjera të Islamit, qofshin shiite apo sunite.

Në mbyllje – një imazh i bukur dhe një simbol.

Hidhni një sy kësaj fotoje:


Ajo tregon “Kremlinin” (kështjellën tradicionale ruse) në qytetin e Kazanit. Vini re se sa bukur bashkohen kishat ortodokse dhe xhamia?

Këtu është një tjetër fotografi e kësaj pamjeje të bukur:


A nuk është kjo e qetë dhe paqësore?

Tani ju lutemi hidhni një vështrim të shpejtë në historinë e Kazanit siç përshkruhet në Wikipedia. Kazani ishte një qytet ku të krishterët dhe muslimanët përndoqën keqësisht njëri-tjetrin, të dyja palët praktikonin konvertime të detyruara dhe të dyja palët u angazhuan në masakra në shkallë të gjerë. Në kohët e fundit, pas shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik, gjërat pothuajse u tensionuan përsëri, pati një lëvizje separatiste vendore të shkurtër, por shumë të zëshme. Pastaj qetësia mbizotëroi. Por është fakt se historia e Kazanit nuk është perfekte dhe se atje është derdhur shumë gjak i pafajshëm. Çështja qëndron se pas shekujve të luftës, muslimanët dhe të krishterët ortodoksë kanë mësuar se si të bashkëjetojnë në paqe dhe madje të krijojnë së bashku një të vërtetë të bukur, si ky Kremlin. Kjo nuk do të kishte qenë e mundur me tekfiristët, monstrat e urryera dhe të çmendura që u mburrën me shkatërrimin e qytetit të bukur sirian të Palmiras. Për ta nuk ka asgjë të bukur në foton më lart, është një blasfemi. Nëse ata marrin pushtetin në Kazan, ata patjetër do të shkatërrojnë gjithçka, përfshirë edhe xhaminë.

Mësimi këtu është i thjeshtë: së pari, armiqtë e dikurshëm bëhen ndonjëherë miq dhe aleatë dhe, së dyti, kishat dhe xhamia e Kremlinit në Kazan mbrojnë njëra-tjetrën, dhe e bëjnë këtë Kremlin shumë më të fortë se ç’mund të kishte qenë në qoftë se vetëm një nga dy ndërtesat do të ishte duke qëndruar brenda mureve të tij.

Xhamitë do të qëndrojnë edhe në Evropë gjithashtu, dhe ata dritëshkurtër që nuk e njohin historinë do ta shohin këtë si fundin e qytetërimit të tyre, dhe, janë pikërisht ata të cilët, pa e kuptuar kurrë, do të vonojnë në mënyrë të padëshirueshme humbjen eventuale të tekfirizmit në Evropë dhe gjetkë. Ata që e kuptojnë dinamikën reale në lojë, do ta shohin këtë si diçka shumë të ndryshme: një shans për rilindjen dhe një mundësi fantastike për ta shtypur me të vërtetë tekfirizmin brenda dhe jashtë vendit.

Tani Rusia e Putinit është shembulli se si “bëhet”. Por Perëndimi është tepër i zënë duke demonizuar gjithçka të Putinit dhe duke mbështetur çdo gjë rusofobike, siç janë nazistët në Ukrainë, saqë thjesht nuk mund ta ndjekë këtë shembull. Por ndoshta një brez i ri i politikanëve evropianë do e bëjë. / © Gazeta Impakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne