Instituti i Shëndetit Publik ka publikuar disa këshilla me rëndësi në këtë periudhë për qytetarët, se si duhet të veprojnë për të vendosur dhe hequr maskën.
➢ Përpara se të vendosni maskën, lani duart tuaja me sapun 🧼 dhe ujë ose me një solucion me bazë alkooli. 🧴
➢ Mbuloni gojën dhe hundën me maskë, duke u siguruar që të përshtatet mirë me fytyrën tuaj.
➢ Mos e prekni maskën gjatë vendosjes- nëse e prekni, lani duart.
➢ Kur maska laget 💧 apo zbutet nga lagështira, zëvendësojeni atë me një të re dhe mos e përdorni përsëri; në fakt ato janë maska me një përdorim.
➢ Hiqeni maskën duke e kapur atë nga llastiku dhe mos prekni pjesën e përparme të maskës.
➢ Hidheni menjëherë në një kosh të mbyllur dhe lani duart. 🗑
/Tpz