E rëndë në Tiranë/ Gjendet i pajetë në një kazan plehrash tek “Ali Demi” një foshnje

Një foshnje e pajetë është gjetur paraditen e sotme në Tiranë. Mësohet se foshnja ka qenë e futur në një kuti kartoni dhe e hedhur pranë një koshi mbeturinash.

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tiranë, ku një foshnje është gjetur brenda një kazani plehrash e pajetë.

Ka qenë një qytetar që ka njoftuar policinë e Tiranë se në lagjen “Ali Demi”, mbrapa ish-markatës së vjetër në një kazan mbeturinash, është gjetur një foshnje e seksit mashkull i pa jetë.

Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e policisë dhe ambulanca. Foshnja e pajetë është transportuar në morg për veprime të mëtejshme. Nuk dihet koha kur ka lindur pasi ishte mbyllur në kuti kartoni./tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne