(EMRI) Mjek në profesion, kush pritet tëValdrin Pjetrinojë Valdrin Pjetrin në Shkodër

Astrit Beci pritet të jetë pasuesi i Valdrin Pjetrit, si kordinator politik i PS për qarkun e Shkodrës.

Beci, me profesion mjek është lakuar prej pak ditësh nga media si figura me shanset më të larta për të mbajtur detyrën nga e cila Rama shkarkoi pak kohë më parë Ditmir Bushatin, ish-ministër i Jashtëm duke e zëvendësuar atë me Valdrin Pjetrin.

Ndërkohë debati brenda PS-së dhe gjithë opinionit publik vlon ende në lidhje me rastin e Valdrin Pjetrit, i cili u zgjodh dhe si kandidatura e socialistëve për Bashkinë e Shkodrës dhe që më pas dha dorëheqjen pas zbulimit nga PD se ishte dënuar në Itali për trafik droge.

Partia Socialiste po përpiqet të rivendosë kredibilitetin e saj në Shkodër, një zonë e vështirë për të ku nuk ka mundur të marrë asnjëherë shumicën e zgjedhësve. Me sa duket Beci, mjek me profesion është dhe kandidatura e cila do të përpiqet të rivendosë ekuilibrat dhe brenda vetë socialistëve shkodranë.

Sot Astrit Beci ka dhëne dhe dorëheqjen si drejtor i Shendetit Publik në Shkodër pas ultimatumit që dha Rama një ditë më parë për të gjithë drejtorët në Shkodër që duhet të linin detyrën./tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne