Erdogan: Hiroshima duhet të jetë objektivi i vendosmërisë tonë për të mos përsëritur gabimin

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, në një mesazh të dërguar për 75 vjetorin e katastrofës atomike në Hiroshimë, në të cilën u hodh bomba atomike në Luftën e Dytë Botërore është shprehur se “Hiroshima duhet të jetë objektivi i vendosmërisë tonë për të mos përsëritur gabimin”.

Një ceremoni përkujtimore u mbajt në Parkun Memorial të Paqes në qytet për ata që humbën jetën dhe u plagosën si rezultat i bombës atomike të hedhur në Hiroshima, Japoni, në mëngjesin e 6 gushtit 1945.

Duke dërguar një mesazh video në ceremoni, presidenti Erdogan, tërhoqi vëmendjen se hedhja e bombës atomike mbi Hiroshima është një nga ditët më të errëta në historinë njerëzore.

Erdogan përkujtoi viktimat e Hiroshimës me ngushëllime, dhe tha se “I shpreh popullit mik të Japonisë ngushëllimet e mia. Gjithashtu shpreh ngushëllimet për të afërmit e viktimave që për 75 vite përpiqen të shuajnë dhimbjen në zemrat e tyre”.

“Jemi të detyruar të marrim mësim nga kjo ngjarje fatkeqe. Ashtu sikurse është gdhendur në piedestalin që ndodhet në parkun memorial të paqes, Hiroshima duhet të jetë objektivi i vendosmërisë tonë ‘për të mos përsëritur gabimin’”, tha Erdogan

Duke iu referuar thënies “Kurrë më përsëri” të shkruar në piedestalin që ndodhet në parkun memorial të paqes, Erdoğan nënvizoi se njerëzimi duhet të marrë mësim nga Hiroshima.

Ndër të tjera Erdogan rikujtoi Sadako Sasaki, simbolin e fëmijëve të prekur në Hiroshima i cili kur u hodh bomba atomike ishte dy vjeç dhe i cili vazhdoi jetën edhe për 10 vite pavarësisht plagëve që kishte marrë.

“Pavarësisht dhjetëra dramave të përjetuara në Siri, Jemen, Palestinë fëmijët vazhdojnë të vdesin, vazhdojnë të mbajnë të gjithë barrën e luftës. Vdekja i gjen në varkën e refugjatëve, në bankën e shkollës, në rrugë dhe ndonjëherë në krahët e nënës në të cilën ato ndihen më të sigurt. Prandaj ‘Kurrë më përsëri’ në mënyrë që kjo dhimbje të mos përjetohet më për fëmijët dhe brezat tanë të ardhshëm”, shtoi Erdogan në mesazhin e tij.

Presidenti Erdogan, mesazhin e tij e përfundoi me rreshtat nga poeti turk Nazım Hikmet “Po trokas në derën tuaj, teze, xhaxha na jepni një firmë. Fëmijët nuk duhet të vriten, që të hanë edhe sheqer (ëmbëlsira).

Në ceremoninë përkujtimore si i deleguar i presidentit Erdogan mori pjesë ambasadori i Turqisë në Tokio Hasan Murat Mercan dhe delegacioni bashkë me të./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne