Erdogan lëshoi një paralajmërim të fortë për situatën në Idlib

Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) të mërkurën mbajti një fjalim në mbledhjen e grupit parlamentar të Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AK Parti).

Operacionet antiterroriste që Turqia po bën për një muaj në Idlib dhe operacioni “Mburoja e Pranverës”, që filloi muajin e kaluar, tregojnë vendosmërinë e Ankarasë për të parandaluar kërcënimet që kanë ardhur tek kufijtë e vendit.

Me armëpushimin e siguruar në Idlib (pas takimit që Presidenti Erdoan pati javën e kaluar në Moskë me homologun e tij rus, Vladimir Putin) populli i Idlibit për herë të parë ka marrë frymë lirisht pas një periudhe të gjatë të mbushur me konflikt, u shpreh udhëheqësi turk dhe vuri në dukje se ende nuk është e qartë se për sa kohë do t’i përmbahen armëpushimit në Idlib regjimi dhe milicët sektarë që bashkëpunojnë me të.

Shkeljet e armëpushimit, megjithëse të vogla, kanë nisur të ndodhin që tani. Ankaraja e informon palën ruse për zhvillimet në terren dhe shpreson që ajo [Moska] të marrë masa në përputhje me marrëveshjet e arritura”, theksoi Presidenti Erdoan, ndërsa shtoi se Turqia po i monitoron nga afër lëvizjet e forcave të regjimit të Esadit dhe mbështetësve të tij në vijën e kontaktit në veriperëndim të Sirisë.

Në rast të goditjes më të vogël që do të bëhet ndaj pikave vrojtuese turke në Siri, ne jo vetëm që do të kundërpërgjigjemi, por kundërpërgjigja do të jetë shumë herë më e rëndë (se ato që janë dhënë deri më tani),- deklaroi Presidenti Erdoan the e vijoi kështu fjalimin drejtuar deputetëve:

“Ne vazhdojmë ta ndjekim nga afër mobilizimin e regjimit dhe milicëve që e mbështesin atë në vijën e armëpushimit. Ne do t’u përmbahemi premtimeve që kemi bërë për sa kohë që të njëjtën ndjeshmëri do të tregojë edhe pala tjetër. Por nëse ata nuk do ta mbajnë fjalën, atëherë nuk do të rezervohemi kurrë për t’u dhënë një goditje shumë herë më të rëndë se ato të mëparshmet.

Presidenti Erdoan theksoi edhe një herë se janë të vendosur për të garantuar sigurinë në çdo pëllëmbë toke të kufirit 911 km të gjatë me Sirinë, duke mbajtur larg kufirit edhe organizatat terroriste, edhe forcat sektare të regjimit.

Këtë armëpushim të përkohshëm dhe marrëveshjet e ndërlidhuara me atë Turqi nuk i bëri se ajo nuk ka fuqi të përballet me regjimin ose me organizatat terroriste,- vijoi lideri turk, por i bëri me synimin për të gjetur një rrugëzgjidhje të arsyeshme [të pranueshme] për të gjitha palët, të zbatueshme dhe të qëndrueshme në krizën e Idlibit.

Regjimit sirian dhe mbështetësve të tij Presidenti Erdoan u bëri thirrje që fillimisht të çlirojnë 1/3 e vendit që është i pushtuar nga organizata separatiste terroriste, ndërsa shtoi se në rast se do të sigurohet një gjë e tillë, atëherë do të jetë shumë më e lehtë edhe zgjidha e problemeve në Idlib dhe rajonet e tjera.

Edhe bashkësinë ndërkombëtare Presidenti Erdoan e ftoi për të bërë më shumë përpjekje dhe të mbështesë përpjekjet e Turqisë në këtë çështje./trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne