Erdogan: Turqia do të vazhdojë t’u dalë për zot turqëve mesketianë

Presidenti Recep Tayyip Erdogan deklaroi se do të vazhdojnë t’i mbështesin dhe t’i dalin për zot turqve mesketianë.

30 dëshmitarë të dëbimit të dhjetëra mijëra turqve mesketianë nga atdheu i tyre në Gjeorgji u takuan me Presidentin Erdogan në një aktivitet të organizuar me rastin e shënimit të 75 vjetorit të ngjarjes në fjalë të organizuar nga Departamenti për Turqit Jashtë Shtetit dhe Komunitetet e Afrishme (YTB).

Erdogan theksoi se një pjesë e turqve mesketianë po bënë përpjekje të drejtë dhe me dinjitet për t’u kthyer në shtëpitë e tyre prej ku para 75 vitesh u detyruan të largohen papritmas, ndërsa shtoi se Turqia përkrahë procesin për vendosjen e drejtësisë në bazë të ligjit ndërkombëtar dhe barazisë.

“Shpresoj që ne do të vazhdojmë të punojmë me autoritetet gjeorgjiane dhe Këshillin e Evropës duke e konsideruar çështjen tuaj si çështjen tonë. Kjo çështje do të vazhdojë të jetë ndër prioritetet e marrëdhënieve tona me Gjeorgjinë dhe politikën tonë ndaj Kaukazit Jugor”, bëri të ditur Erdogan./trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne