Erdogan: Turqia kërkon të vendosë sigurinë në kufijtë e saj dhe të krijojë një zonë të sigurt

Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) tha se arsyeja pse Turqia ndodhet në Siri nuk është as për territore ose naftë, por përsigurinë e kufijve të saj.

Erdoan mbajti një fjalim në programin e Takimit të Deputetëve në Stamboll.

“Ne kërkojmë të vendosim sigurinë në kufijtë tanë dhe të krijojmë një zonë të sigurt. Ne nuk na intereson as nafta dhe as territoret e Sirisë. Ne nuk kemi shkuar si të ftuar të Esadit atje (në Siri). Ne shkuam atje si të ftuar të popullit sirian. Pa thënë populli sirian “kjo punë u krye”, ne nuk kemi ndërmend të dalim që atje”, tha Erdoan.

Kreu i qeverisë turke bëri të ditur se numri i dëshmorëve të operacionit në Idlib nga 34, më pas u rrit në 36.

Ai tha se po vazhdojnë punimet për të krijuar një zonë të sigurt me thellësi 30 kilometra përgjatë gjithë kufirit (të Turqisë) me Sirinë.

“Ne nuk do ta lëmë në tokë gjakun e dëshmorëve tanë. Deri më tani janë neutralizuar 2 mijë e 100 elementë të regjimit dhe janë asgjësuar rreth 300 automjete të tyre. Duke filluar që të premten janë neutralizuar 7 depo me produkte kimike. Ne nuk donim që puna të arrinte në këtë pikë. Por duke qenë se na detyruan atëherë ata do të përballen me pasojat”.

“Qëllimi thelbësor i skenarit me të cilin përballemi nuk është Siria, por Turqia. Ata që morën atë që deshën në Siri, do t’i kthejnë tytat e armëve nga Turqia”, tha Erdoan.

“Është shkujdesje (verbëri) të mendohet se ata që e kanë ndarë defakto Sirinë në tre pjesë, do të tregojnë respekt për tërësinë territoriale të Turqisë. Cilat ishin premtimet që na u bënë? Do të nxirrnin organizatën terroriste YPG, PYD që prej aty. As Rusia dhe as Amerika nuk mundi t’i mbajë premtimet e dhëna, nuk i nxorën prej aty”, tha presidenti turk.

“Ndërkohë që ndihmuan me mijëra mauna me municione, automjete e pajisje organizatat terroriste dhe ndërkohë që regjimi sirian mori armë, municione, raketa në sasi serioze dhe çdo gjë nga këto vende, Turqia nuk pati asnjë mbështetje as në këtë çështje e as në lidhje me refugjatët”, theksoi Erdoan.

Të nderuarin Putin e pyeta: ‘Çfarë pune keni ju atje? Nëse ju do të ngrini bazë, ngrijeni po dilni nga rruga jonë”, tha Erdoan.

Ai u shpreh gjithashtu edhe në lidhje me portat kufitare dhe tha se nuk do t’i mbyllin edhe gjatë këtij procesi.

“Çfarë thamë muaj më parë? Thamë se nëse situata vazhdon kështu ne do të jemi të detyruar të hapim portat. Ata nuk na besuan. Atëherë çfarë bëmë ne dje? I hapëm portat. Deri në mëngjes numri i atyre që kanë shkuar dhe janë dyndur në kufi ka arritur në 18 mijë. Por sot mund të arrijë në 25-30 mijë. Këto porta nuk do t’i mbyllim as në  të ditët në vijim”, u shpreh presidenti turk.

“Në vendin tonë strehojmë 3,7 milionë sirianë. Nuk jemi në gjendje të përballojmë një valë të re migracioni. Të gjithë duhet ta shohin dhe ta pranojnë se përpjekja jonë në Siri ka të bëjë me të ardhmen tonë. Ne do t’i tregojmë regjimit dhe mbështetësve të tij se jemi të vendosur”,- tha presidenti turk./trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne