Është koha që amerikanët muslimanë të dënojnë Hamza Jusufin

nga Maha Hilal.

Që nga fillimi i presidencës së Donald Trumpit në janar 2017, shumë liderë muslimanë amerikanë kanë qenë të zënë në luftën kundër politikave shtypëse dhe islamofobe të hartuara dhe zbatuara nga administrata Trump.

Sidoqoftë, disa prej të zgjedhurve kanë preferuar të shkojnë kundër interesit më të mirë të komuniteteve të tyre dhe të ndihmojnë vazhdimësinë e abuzimeve me të drejtat e njeriut kundër muslimanëve në SHBA dhe jashtë. Ndikuar nga një numër faktorësh, duke përfshirë dhe islamofobinë e internacionalizuar, këta individë kanë mbajtur qëllimisht nje pozicion të njëanshëm me Shtëpinë e Bardhë të Trumpit. Hamza Yusuf, i quajtur dikur si “dijetari më me ndikim mysliman në botën perëndimore”, është njëri prej tyre.

Javën e kaluar, Sekretari i Shtetit Mike Pompeo, një nga kokat e islamofobisë, njoftoi formimin e Komisionit mbi të Drejtat e Patjetërsueshme, i cili do të këshillojë Trumpin për të drejtat e njeriut dhe do të shqyrtojë se si fjalë si ‘të drejtat’ do të mund të përdoren për të mirë apo për keq. Ai përfshin disa nga njerëzit më konservatorë në vend dhe do të kryesohet nga Mary Ann Glendon, një profesore e ligjit në Harvard dhe një avokate e “universalizmit fleksibël” të të drejtave të njeriut, e cila dikur në konferencën OKB-së për gratë në Pekin 1995 ka bërë fushatë kundër abortit si një e drejtë ndërkombëtare e njeriut. Më pas u njoftua se edhe Jusuf do të ishte gjithashtu anëtar i komisionit.

Disa muslimanë e përshëndetën emërimin e tij, duke argumentuar se prania e tij atje pa dyshim do të kishte një efekt pozitiv dhe do të ndihmonte në kundërshtimin e islamofobisë së përhapur në administratën Trump. Megjithatë, ky argumentim injoron faktin se dy vjet pune intensive e bashkësisë myslimane për të sfiduar aktet e islamofobisë të institucionalizuar, të tilla si ndalimi i myslimanëve, nuk kanë ndryshuar mendjen e Trump. Ai gjithashtu mbikëqyr edhe backgroundin e vet Jusufit.

Në fakt, në qoftë se e kaluara e tij na ka mësuar neve diçka, kjo vjen sepse ai është treguar mjaft i butë ndaj veprimeve të dhunshme të qeverive shtypëse, veprime për të cilat ky amerikan i bardhë asnjëherë nuk ka për tu sulmuar.

Në shtator të vitit 2001, pak pas sulmeve terroriste në SHBA, ai ishte përfaqësuesi i vetëm musliman në një delegacion udhëheqësish fetarë që takuan Presidentin Xhorxh W. Bush dhe miratuan vendimin e tij për të nisur një fushatë ushtarake kundër terrorizmit, dmth “luftës kundër terrorit”.

Kur Trump u zgjodh president në vitin 2016 pas një fushate zgjedhore përçarëse, islamofobe, paragjykuese ndaj grave dhe raciste, Jusuf dekurajonte njerëzit që protestonin kundër një administrate që u zgjodh me premtimet për të dëmtuar të drejtat e njerëzve më të dobët.

“Ne kemi shumë punë për të bërë. Jo protestave, jo inicimit të zjarreve, jo thënieve ‘Trump nuk është presidenti im'”, shkruante ai në faqen e tij të internetit në nëntor 2016. “Ai është, dhe kështu funksionon sistemi ynë: duke pranuar rezultatet dhe duke ecur përpara”.

Pastaj, një muaj më vonë, muslimanët me ngjyrë u përballën me një tradhëti të Yusufit kur gjatë një konference deklaroi se SHBA është “një nga vendet më pak raciste” dhe u përpoq të përdorte në mënyrë të figurshme termin racist, “krimi i zezakëve brenda zezakëve”, për të bindur muslimanët që të mos i bashkonin forcat me lëvizjen the Black Lives Matter.

Në dhjetor të vitit 2018, Yusuf zuri përsëri vend në titujt e lajmeve kur e quajti “tolerant” shtetin e Emirateve të Bashkuara Arabe, një vend që ka zero tolerancë ndaj mospajtimeve politike dhe që aktualisht është i përfshirë në një luftë shkatërrimtare në Jemen. Fare qartë ai i injoroi të gjitha abuzimet me të drejtat e njeriut për të cilat akuzohen Emiratet e Bashkuara Arabe, ndërkohë që papritur pati thënë se është edhe një ish-student dhe mik i mirë i Sheikut Abdullah Bin Bayyah dhe se shërbente si nënkryetar i Forumit të tij për Promovimin e Paqes në Shoqëritë Muslimane, një organ fetar i financuar nga Abu Dhabi.

Dikush mund të argumentojë se pas bashkangjitjes së Komisionit për të Drejtat e Patjetërsueshme në levizjen për të punuar me administratën Trump, Jusuf do praktikojë vetëm atë që ai ka predikuar. Por a mundet që ne të besojmë vërtet se përfshirja e tij në një panel të të drejtave të njeriut, i projektuar në mënyrë të qartë për të mundësuar vendime të politikave anti-zezake, kundër grave, islamofobe dhe ksenofobike të administratës Trump, mund të çojë në ndryshime pozitive?

Disa muslimanë që vazhdojnë të besojnë në qëllimet e mira të Jusufit, pavarësisht nga emërimi i tij në komision. Ata i bëjnë thirrje komunitetit që t’i ofrojnë atij “nasiha” ose këshilla të dobishme, përfshirë edhe ato nga imami i mirënjohur dhe i respektuar Zaid Shakir.

Po këto nasiha, kur do të përfundojnë dhe kur do të nisë përgjegjësia? A nuk ka qënë mëse e mjaftueshme dhënia e nasihas për Jusufin në dy dekadat e fundit kur ai pati kaluar kohën e tij duke legjitimuar “luftën kundër terrorit” dhe duke lavdëruar regjimet shtypëse? Për sa kohë duhet të mbajmë në mendje idenë se qëllimet e tij janë të mira dhe se ai duhet të këshillohet me dashamirësi në vend që të kritikohet ashpër?

Jusufi me siguri që e di koston njerëzore të “luftës kundër terrorit”. Ai qartësisht është i vetëdijshëm për shkatërrimet dhe vdekjet që shteti “tolerant” i Emirateve te Bashkuara Arabe ka shkaktuar në Jemen. Nuk ka dyshim se ai e kupton dëmin që administrata Trump ka bërë dhe që mund të bëjë ende nëse lejohet të ri-përcaktojë interpretimin e ligjit për të drejtat e njeriut në SHBA.

Nëse Yusuf dëshiron që ti bashkohet radhëve të abuzuesve të të drejtave të njeriut, në fund të fundit kjo është një e drejtë e tij. Megjithatë ai nuk mund ta bëjë këtë duke qënë përfaqësuesi jonë. Nëse do vazhdojmë të mbetemi të heshtur, ne do jemi të implikuar në dhunën që ai po mundëson.

Emërimi i tij duhet të jetë rasti i fundit për bashkësinë myslimane në SHBA; Tani është koha e duhur që ne të lëvizim dhe ti japim atij “nasihan” e duhur.

Nuk mund të presim derisa Jusuf personalisht të ndihmojë Trumpin në zhvillimin e një ndalese të re për muslimanët. Ne tani duhet të veprojmë bashkërisht dhe ta dënojmë atë për legjitimizimin e përpjekjeve të një administrate islamofobe që bën për shkatërrimin e të drejtave themelore të muslimanëve. Ne duhet të nisim organizimin e bojkoteve të konferencave myslimane dhe eventeve të tjera ku ai do ftohet për të folur. Ne duhet të ushtrojmë presion mbi udhëheqësit e tjerë fetarë që të distancohen nga ai dhe t’ia bëjmë të qartë shoqërisë më gjerë se ai nuk përfaqëson shumicën e komunitetit musliman.

Kur’ani i urdhëron muslimanët që të “mbajnë drejtësi dhe të jenë bartësit e dëshmisë së vërtetë për Allahun, edhe nëse ajo (e vërteta) shkon kundër veteve, prindërve, të afërmve apo dikujt që është i pasur apo i varfër”.

Prandaj është detyra e muslimanëve që të flasin hapur kundër Jusufit. Dhënia e kësaj përgjegjësi për të mund të vendosë një precedent në komunitetin tonë, kështu që të gjithë ata që kanë gëzuar një formë imuniteti për shkak të statusit të tyre të ngritur, nuk do ndjehen më të tillë për shkak të këtij turpi të mësipërm./aljazeera/Gazeta Impakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne