Bota

Forcat e regjimit sionist kanë arrestuar një fëmijë 6 vjeçar

Forcat e regjimit sionist kanë vazhduar sulmet e tyre ndaj palestinezëve të ngritur në protesta kundër vendimit të presidentit Donald Trump për njohjen e Kudsit si kryeqytet të regjimit sionist.

Pas vendimit të presidentit amerikan për të njohur Jerusalemin si kryeqytet të Izraelit, 3 palestinezë janë vranë në Gaza gjatë përleshjeve me trupat izraelite pranë kufirit. Mbi 100 të tjerë u plagosën në Gaza dhe bregun perëndimor të lumit Jordan (BPLJ), mes protestave të reja kundër Donald Trumpit. Burime nga Palestina njoftojnë se një palestinez u qëllua nga policia izraelite dhe ndërroi jetë më vonë. Sipas burimeve mjekësore palestineze viktimat e tjera ishin shënuar në kufijtë lindorë dhe veriorë të Rripit të Gazës. Forcat izraelite të mbrojtjes thanë se po hetojnë pretendimet. Përleshjet shpërthyen gjatë protestave anti-Trump, kur manifestuesit palestinezë lëshuan gurë ndaj trupave izraelite, që nga ana e tyre u kundërpërgjigjën me gaz lotsjellës dhe në disa raste me armë zjarri. Vdekjet e shënuara e çojnë në 8 numrin e palestinezëve të vrarë pas përshkallëzimit të dhunës me Izraelin, që prej 6 dhjetorit, kur Trump njoftoi vendimin e tij kundër qytetit Kuds./ PT

OPINIONE