Forcat izraelite të martën arrestuan 12-të besimtarë palestinezë nga oborri i Xhamisë së Al-Aksa në Lindje të Jerusalemit, El-Kudsit, sipas një zyrtari palestinez.
“Dhjetra oficerë policie izraelitë sulmuan kompleksin e Xhamisë dhe arrestuan 12 palestinezë gjatë leximit të Kur’anit të Shenjtë në oborrin e xhamisë, ” tha Firma al-Dibs, një zëdhënës i Fakfit Islam të Jerusalemit, El-Kudsit, tha për Agjencinë e Lajmeve Anadolu.
Nuk ka hollësi përse 12 palestinezët u arrestuan.
Ndërkohë, rreth 53 kolonistë cionistë e kanë mbyllë rrugën për në xhami, sipas Firma al-Dibs.
“Numri i kolonëve që po sulmojnë xhaminë pritet të rritet,” tha ai.
Për muslimanët, Xhamia Al-Aksa përfaqëson vendin e tretë më të shenjtë në botë.
Pushtuesit dhe regjimi i vrasjes së fëmijëve, Izraeli, ka pushtuar Lindjen e Jerusalemit, al-Kuds në vitin 1967. Më vonë aneksoi qytetin në vitin 1980, duke e cilësuar atë si kryeqytetin e shtetit të rremë, të quajtur ‘Izrael’, një veprim që asnjëherë nuk u njoh nga bashkësia ndërkombëtare.
Burimi : P.Today / ML