Forcat izraelite sulmojnë ashpër protestuesit palestinezë

Forcat e regjimit sionist gjatë organizimit të protestës së Ditës Botërore të Kodsit kanë sulmuar në mënyrë të egër me gaz helmues dhe lotsjellës protestuesit paqësore palestinezë.

 

Agjencia Rusia Today njofton se forcat e regjimit sionist ditën e kaluar kanë përsëritur krimet kundër protestuesve dhe popullit të pambrojtur palestinez. Hejtham Abu Sabla është një prej protestuesve palestinezë që ka marrë plagë në këmbë pas sulmeve të sionistëve. Njëkohësisht me Ditën Botërore të Kodsit është organizuar edhe protesta për të drejtën e kthimit. Ndaj palestinezëve forcat sioniste kanë përdorur mjete të ndryshme force dhe kanë ushtruar dhunë duke vrarë dhe plagosur shumë palestinezë.

 

Sipas njoftimit të ministrisë së shëndetësisë së Palestinës, në këto protesta forcat sioniste kanë martirizuar 4 palestinezë dhe kanë plagosur të paktën 620 të tjerë ndërkohë që shumë prej tyre ndodhen në kushte të rënda shëndetësore për shkak të gazit lotsjellës dhe gazrave të tjerë helmues që kanë përdorur forcat sioniste për shpërndarjen e protestuesve. Protesta e madhe e  Gazës ka nisur prej datës 30 mars për të drejtën e kthimit të palestinezëve. Që nga ajo datë e deri më sot janë martirizuar 143 palestinezë dhe janë plagosur mbi 14 mijë të tjerë./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne