Shqiperia

Fotot nga Italia/ Ramës i prishin ceremoninë e librit me Tahirin dhe Xhafajn

Në prezantimin e librit të Edi Ramën në Itali, disa studentë shqiptarë u shoqëruan nga policia sepse protestuan kundër kryeministrit me pankarta në duar.

Studentët prishën për disa momente atmosferën e prezantimit të librit, ndërsa Rama është përmbajtur shkruajnë mediat italiane dhe iu përgjigj me disa batuta protestës. Për gazetarët italianë është shpërndarë informacioni sikur çështjet për të cilat protestojnë studentët nuk ekzistojnë. Bëhet fjalë në fakt për dy çështjet më të nxehta të aktualitetit në Shqipëri, përfshirja e Saimir Tahirit në trafik droge dhe mosekstradimi i vëllait të Fatmir Xhafajt në Itali, ku është dënuar me 7 vite e 2 muaj burg.

Por çfarë shkruhej në pankartat e tyre studentëve?

Në foton më lart është Fatmir Xhafaj në takim me homologun e tij italian, Marko Miniti. Diçitura e italianit është: “Vëllai im është oficer në ushtri”, ajo e Xhafajt: “Imi është një trafikant droge që duhet të bëjë 7.2 vite burg, por është arratisur dhe është i lirë në Shqipëri, falë kryeministrit tonë, Edi Ramës”

Një tjetër pankartë ka të bëjë me ish ministrat e Brendshëm të Italisë dhe Shqipërisë.

Në foto, ish ministri italian, Angelino Alfano prezantohet me fjalët: “Unë u bëra Ministër i Jashtëm”. Në anën tjetër është Saimir Tahiri: Unë u arrestova për trafik droge mes Shqipërisë dhe Italisë, por shumë shpejt do të jem i lirë, falë kryeministrit tonë”

Në një pankartë tjetër, studentët kishin shkruar: “Edi Rama, intelektual në Europë, diktator në Shqipëri”

OPINIONE