Frika nga SPAK dhe çfarë i bashkon Ramën me Metën në qëndrimin antiamerikan?

Politika shqiptare lundron në ditët e saj më të zeza. Investimi amerikan për të bërë një Shqipëri me drejtësi, me një klasë politike të ndershme dhe bashkëkohore, duket se është kthyer në një këmbanë alarmi për politikën shqiptare nga të gjitha krahët.

Sot kemi një tufë politikanësh që lundrojnë në luks miliarderësh, të korruptuar dhe babëzitur në çdo qelizë trupore. Ndërhyrja amerikane në sistemin e drejtësisë solli një spastrim rrënjësor të tij dhe nëpërmjet ngritjes së strukturave të reja po ndërtohet një trup i shëndoshë i sistemit të drejtësisë për shqiptarët në përgjithësi, por dhe për dënimin e korrupsionit politik dhe kriminal në Shqipëri.

Krijimi i SPAK, Byrosë Hetimore, KLGJ, KLP e KED ka sjellë një mundësi transformimi dhe shkëputje të politikës nga sistemi i drejtësisë. Megjithëse një mosbesim të jashëtzakonshëm të popullatës nëse në Shqipëri do vendoset ndonjëherë drejtësi, realiteti i ri tregon se kokat kryesore të një drejtësie të inkriminuar janë larguar njëherë e përgjithmonë.

Tashmë janë shkrirë Gjykata Kushtetuese, Gjykata e Lartë dhe në të njëjtën rrugë po shkojnë dhe gjykatat e niveleve më të ulëta. Fatkeqësie shqiptare qëndron në faktin që politika përfaqësuese është e korruptuar dhe e rektutuar nga qarqe aspak dashamirëse ndaj vendit por dhe ndaj interesave amerikane.

Një pjesë e mirë e politikanëve shqiptarë kanë rënë ndesh me politikën dhe interesat amerikane. Rasti më eksplicid është Presidenti i Republikës, i cili ka dalë hapur kundër interesave amerikane dhe ka qenë beniamini i përkëdhelur i Rusisë. Ndërkohë që edhe kryeministri Rama megjithëse i ka kryer më së miri detyrat e shtëpisë, përsa i përket reformës në drejtësi, ka filluar të bëjë lojë me oshilacione kundër interesave amerikane.

Lëvizjet e shpeshta në një linjë me Erdoganin dhe lojërat me bizneset ruse që janë futur në Shqipëri nëprmjet tij tregojnë, se edhe ky ka filluar të bëjë pirueta të rrezikshme në raport me interesat amerikane. Rasti më i freskët është ai i përfshirjes së Tom Doshit në një angazhim me partinë socialiste, ndërkohë që për amerikanët ky person është non grata dhe kur u përjashtua nga PS u përshëndet me ovacione nga ambasada SHBA, tregon se vetë Edi Rama nuk është në pozita të këndshme në raport me SHBA.

Nëse do të shohim se ç’ndodh me ata që dalin kundër interesave amerikane kemi ndryshimet e fundit në Itali. Mateo Salvini po flaket nga politika për lidhjet e tij me rusët, financimet që ka marë për partinë e tij Lega, kërkesën për heqjen e bojkotit për Rusinë dhe lidhjet e tij të dyshimta me Gazprom.

As më pak dhe as më shumë për të njëjtën gjë edhe partneri i tij Silvio Berlusconi përfundoi i dënuar t’u ndërojë pampersat pleqve dhe plakave në qendrat sociale. Pra, situata aktuale është shumë e disfavorshme për klasën politike shqiptare. Ilir Meta dihet më së miri dhe është i deklaruar në lojën e tij antiamerikane, ndërkohë që KM Edi Rama, me veprimet dhe mosveprimet e tij e prezanton qartazi qëndrimin e tij kundër interesave të tyre.

Krijimi i SPAK do të bëjë një klizmë gjenerale politikës shqiptare, ku 80 përqind e së cilës është e vetëdeklaruar në ILDKP me pasuritë e saj marramendës. Kush luan me interesat amerikane dhe kush është i korruptuar do të ketë fat mizerabël këtë sezon, deri pranverën e ardhshme.

Me pak fjalë, se kush do qeverisë tetorin e ardhshëm ka pak gjasa që ta dijë dikush. Lëvizjet politike deri në tetor të 2020 do jenë aq të vrullshme, sa nuk mund të parashikohet as fati i formacioneve politike që sot përfaqësojnë shqiptarët.

Nuk do jetë e largët dita që shembulli i PASOK apo i Demokracisë Kristiane në Greqi dhe Itali të ndodhë dhe këtu. SHBA këtë radhë po jua tregon përditë shqiptarëve si do ngrihet Gjykata Kushtetuese, si do funksionojë SPAK, si do ngrihet Byroja Hetimore dhe si po trajnohen qindra specialistë amerikanë.

E fundit.

Këto ditë kanë ardhur dhjetra specialistë IT nga amerika që po bëjnë dorën e fundit të instalimit të pajisjeve të përgjimit dhe formatimin përfundimtar të strukturave përndjekëse të korrupsionit. /pamfleti

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne