Gabriel dënon mos-distancimin e Trump nga supremacistët e bardhë

Ministri gjerman i Punëve të Jashtme, Sigmar Gabriel dënoi të enjten gabimin e madh të kryer nga presidenti amerikan, Donald Trump, i cili nuk u distancua me neonazistës pas dhunës në Charlottesville.

“Natyrisht vendosja në të njëjtin e dy palëve (grupeve supremaciste të bardha dhe militantëve antiracistë), në vend të distancimit të qartë përballë lëvizjes naziste përbën një gabim të madh”, konfirmoi kreu i diplomacisë gjermane për agjencinë e lajmeve DPA.

“Kjo tregon më së miri se si një pjesë e mbështetësve të Trump është shumë e lidhur me skenën e ekstremit të djathtë të ShBA-së”, shtoi social-demokrati.

“Ideologu i tij, Steve Bannon, këshilltari strategjik i presidentit amerikan është i afërt me këtë lëvizje”, sipas tij.

Donald Trump ngjalli një indinjatë të thellë në Amerikë duke konfirmuar se të dyja palët duhen fajësuar për dhunën dhe trazirat të shtunën në Charlottesville, ku një mbështetës i teorive për supremacinë e bardhë vrau një grua që manifestonte me antiracistët duke u futur brenda turmës me automjetin e tij./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne