Bota

Gjykata e lartë në Francë: Nuk ka gjini neutrale

Njerëzit interseksualë nuk mund të përdorin “gjininë neutrale” si kategori të statusit civil, tha në një vendim historik gjykata më e lartë e apelit në Francë në rastin e një 66-vjeçari, i lindur as mashkull as femër.

Gjykata në Paris vendosi të enjten se shteti nuk mund të njohë një gjini neutrale, siç raportojnë mediat franceze. Dallimi midis meshkujve dhe femrave ishte “i nevojshëm për organizatën shoqërore dhe ligjore, për të cilën ai është një gur themeli”, tha ajo.

Sipas vendimit, çdo njohje gjyqësore e një seksi jashtë kategorive mashkull / femër do të kishte “pasoja të thella mbi rregullat e ligjit francez”, dhe do të shkaktonte “ndryshime të shumta legjislative”.

Historia e psikoterapistit, i cili përdor pseudonimin Gaetan Schmitt – i lindur as burrë e as grua – ka bërë bujë që nga viti 2015. Personi është regjistruar si mashkull në lindje dhe ka pasur një emër mashkullor, edhe pse biologjikisht ky person është po aq femër sa edhe mashkull, i lindur me një vaginë rudimentare dhe një mikropenis pa testikuj. Tani 66 vjeçari Gaetani, megjithatë, është i martuar dhe ka adoptuar një fëmijë.

Avokati i Gaetanit, Bertrand Perier tha se klienti i tij ishte kundër vendimit të gjykatës.

“Gaetani nuk është as burrë as grua. Ata nuk ndihen si burrë apo si grua. Ata nuk mund të bëhen burrë apo grua. Dhe ata nuk duan të bëhen burrë ose grua,” tha Perier, siç u përmend nga AFP.

Tani Gaetani po planifikon ta sjellë çështjen në Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut, raportoi gazeta Liberation.

Në vitin 2015, paditësi fitoi një rast në Gjykatën e Lartë në qytetin e Turit në Francën qëndrore. Gjykata e lejoi qytetarin që të linte sistemin binar seksual mashkull / femër.

“Si adoleshent kuptova se nuk isha djalë. Nuk kisha mjekër, muskujt e mi nuk u zgjeruan,” tha ai njëherë për median franceze. “Njëkohësisht ishte e pamundur për mua të besoja se do të bëhesha grua. Ishte e mjaftueshme të shihja veten në pasqyrë për ta ditur atë.”

Sipas OKB-së, njerëzit interseks lindin “me karakteristika seksuale që nuk i përshtaten nocioneve tipike binare të trupave të meshkujve apo femrave”. Agjensia thotë se tiparet interseks mund të “dallohen në lindje”, ndërsa në raste të tjera “ato nuk duken deri në pubertet”.

Rreth 0.05 deri në 1.7 përqind e popullsisë botërore ka tipare interseks. “Vlerësimi i mësipërm është i ngjashëm me numrin e njerëzve me flokë të kuq”, thonë ekspertët e OKB-së.

Gjinia neutrale njihet në Indi, Australi, Nepal, Zelandë të Re, Pakistan, Bangladesh dhe Gjermani. / © Gazeta Impakt

OPINIONE

INTERVISTA