Gjyqtarja e Apelit Administrativ në Tiranë del e pastër nga vettingu, Blerona Hasa konfirmohet në detyrë

Komisioni i Pavaruar i Kualifikimit ka konfirmuar sot në detyrë gjyqtaren e Gjykatës Administrative të Apelit, Blerona Hasa. Sipas KPK-së, ajo ka rezultuar e pastër në të treja shtyllat e verifikimit nga vettingu, kontrollin e figurës, vlerësimin e aftësive profesionale dhe analizën e pasurisë.

Trupa gjyqësore që kreu procesin e vetingut ishte e përbërë nga Xhensila Pine, Olsi Komici dhe Brunilda Bekteshi.

Blerona Hasa ka kryer studimet e Magjistraturës në vitet 1998-2001 dhe është emëruar fillimisht si gjyqtare në Gjykatën e Korçës. Në vitin 2011, Hasa është transferuar në Gjykatën e Tiranës, ndërsa në vitin 2013 është dekretuar si gjyqtare në Gjykatën Administrative të Apelit./BW

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne