Greqi, evakuohen 4 fshatra tjerë nga zjarri në ishullin Evia

Autoritetet greke njoftuan se gjatë natës kanë shpërthyer dy zjarre të reja, e cila çoi në evakuimin e katër fshatrave në ishullin Evia, transmeton Anadolu Agency (AA).

Zjarret e reja shpërthyen disa orë pas një zjarri të madh për shuarjen e të cilit u angazhuan mbi 100 zjarrfikës dhe u evakuuan disa fshatra.

Departamenti zjarrfikës njoftoi se dy zjarre shpërthyen të enjten pak para mesnate, duke shtuar se kanë arritur të kufizojnë përhapjen e flakëve, por se zjarri ka vazhduar.

Me tre zjarre janë duke luftuar 255 zjarrfikës, katër kanaderë, tre helikopterë dhe qindra makina për punimin e tokës.

Zjarret në Greqi janë dukuri e zakonshme gjatë muajve të nxehtë dhe me thatësi. Vitin e kaluar në zjarret më vdekjeprurëse në historinë e Greqisë në një lagje periferike të Athinës humbën jetën 101 persona./ AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne