Greqi – Zjarrvënie në dy makina të shtetasve turq në Selanik

Sot në orët e mëngjesit në qytetin Selanik të Greqisë iu vu zjarri makinave të dy shtetasveve turq, ku njëri është diplomat.

Sipas informatave të marra nga burimet diplomatike sot në orën e mëngjesit pësoni/at e panjohur u vunë zjarrin dy makinave të parkuara në pika të ndryshme të qytetit.

Makinës me targa diplomatike të atasheut turk të tregtisë në Selanik, Serkan Burali iu vu zjarri para shtëpisë së tij.

Pas pak në një pikë tjetër 1 km më larg iu vu zjarri edhe makinës së një gruaje turke, e cila punon në një organizatë ndërkombëtare.

Ndërkohë që ekipet zjarrfikëse ndërhynë ndaj zjarrit, makinat janë u bënë të papërdorshme, ndërsa janë dëmtuar edhe disa makina përreth.

Bëhet e ditur se në këto ngjarje nuk pati të lënduar.

Policia greke njoftoi se ka filluar me hetimin e rastit./TRT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne