Shqiperia

Habit analisti: Zaho i Ramës është fëmijë serb i trafikuar

Analisti Kastriot Myftaraj ka habitur me një shkrim në rrjetet sociale sot teksa thotë se djali i vogël i kryeministrit Rama është një fëmijë serb i trafikuar dhe nuk është i çiftit Rama.

“Në të vërtetë, foshnja që mori emrin Zaho ka lindur si sot tre vjet më parë, në 5 prill 2014, në Vienë dhe është djali jashtë martese i një zonjushe serbe, pjestare e stafit të Aleksandër Vuçiç që në kohën kur ishte zëvendëskryeministër. Rama thjesht e ka birësuar atë me anë të një studioje ligjore të specializuar për këto veprime. Me këtë rast fëmija mori emrin Zaho dhe si datëlindje e tij u shpall 25 korriku i vitit 2014″, -shkruan Myftaraj, i njohur për analizat e tij me spec dhe me teori konsipative.

POSTIMI:

Shpëtoni fëmijën e trafikuar Zaho!

U bënë rreth dy vjet që me publikun shqiptar dhe atë ndërkombëtar (deri edhe me Papa Franceskun) luhet komedia se Kryeministri Rama dhe bashkëshortja e tij e tretë, janë prindërit biologjike të një fëmije me emrin Zaho, që supozohet të ketë lindur në Vienë, në 25 korrik 2014.
Në të vërtetë, foshnja që mori emrin Zaho ka lindur si sot tre vjet më parë, në 5 prill 2014, në Vienë dhe është djali jashtë martese i një zonjushe serbe, pjestare e stafit të Aleksandër Vuçiç që në kohën kur ishte zëvendëskryeministër. Rama thjesht e ka birësuar atë me anë të një studioje ligjore të specializuar për këto veprime. Me këtë rast fëmija mori emrin Zaho dhe si datëlindje e tij u shpall 25 korriku i vitit 2014. Por fëmija ishte rreth tre muajsh kur u shpall zyrtarisht lindja e Zahos. Sigurisht që nuk është e lehtë të arrihet një gjë e tillë juridikisht, por kur nuk kursehen paratë, është e mundshme për studio ligjore që të arrinë gjithçka. Tekefundit, kush pyet në Vienë për një fëmijë serb të birësuar nga një shqiptar!
Rama i kishte thënë Vuçiçit, që takimin e tyre të parë në një kryeqytet europian, se ai donte të birësonte një fëmijë serb dhe Vuçiçi i bëri një ofertë. Këtu nisi dhe miqësia e tyre e madhe. Do të mjaftonte që të bëhej testi i ADN-së i fëmijës dhe do të zbulohej e vërteta, se Zaho nuk ka lidhje gjenetike as me Edin as me nënën zyrtare, Linditën.
Zaho mund të quhet një fëmijë i trafikuar, për shkak të manipulimit të kryer me aktet e lindjes së tij. Zaho është garancia që i ka dhënë Serbisë për besnikëri, Rama, shtetari shqiptar që e ka vizituar katër herë Beogradin, më shumë se të gjithë kryeministrat dhe presidentët shqiptarë të marrë së bashku në 105 vite ekzistence të shtetit shqiptar. Në fakt vetëm tre kryeministra shqiptarë në detyrë dhe një kryetar shteti, e kanë vizituar kryeqytetin serb, Esat Toptani (kur kryeqyteti serb ishte zhvendosur në Nish për arsye të luftës botërore), Enver Hoxha, Omer Nishani (presidenti komunist) dhe Edi Rama.
Birësimi i fëmijës serb nga familja kryeministrore shqiptare është legjenda e Rozafës në trajtë karikature, simbolikë perverse nënshtrimi në themelet bashkëpunimit tradhtisht me Serbinë.

OPINIONE

INTERVISTA