Hamas: Rrënimi i fshatit palestinez nga Izraeli paraqet spastrim etnik

Lëvizja palestineze Hamas tha se rrënimi izraelit i fshatit Hammisa në qytetin lindor Tubas, në Bregun Perëndimor të okupuar, paraqet spastrim etnik.

“Shkatërrimi i fshatit nga Izraeli është një spastrim etnik i kryer nga institucionet sioniste kundër popullit palestinez”, deklaroi zëdhënësi i Hamasit Hazim Qasim për AA.

“Kjo është një shkelje e të gjitha rregullave ndërkombëtare”, shtoi ai.

Qasim tha se dobësia e presionit ndërkombëtar ka bërë që forcat pushtuese të vazhdojnë me këtë politikë.

Të martën e kaluar, ushtarët izraelitë mësynë fshatin Hammisa dhe rrënuan 11 shtëpi ku jetonin 23 familje. Si rezultat i shkatërrimit, 85 njerëz nga fshati mbetën pa çati mbi kokë./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne