Bota

Hariri dhe bashkëshortja e tij nisen për në Paris

Saad Hariri ish kryeministër i Libanit më 4 nëntor në kohën kur ishte për një vizitë në Arabinë Saudite, i ndikuar nga presionet e Riadit ka dhënë dorëheqje nga posti i tij.

Tashmë kur jepet lajmi për largimin e tij dhe të bashkëshortes së tij drejt Parisit, Saad Hariri në një mesazh të tij në Twitter ka pretenduar se qëndrimi i tij në Arabinë Saudite ishte për të diskutuar mbi të ardhmen e Libanit dhe marrëdhënieve të këtij vendi me botën arabe. Agjencia informative Fuger e varur nga kryeministri i dorëhequr libanez raporton se Saad Hariri me avionin personal të tij së bashku me bashkëshorten është larguar nga Riadi dhe ka shkuar në Paris. Më herët Saad Hariri në faqen e tij personale në Twitter ka hedhur poshtë lajmin se ai mbahet i arrestuar në Arabinë Saudite dhe ka shkruar se lajmet që janë përhapur mbi qëndrimin e tij në Arabinë Saudite nuk kanë asnjë vlerë dhe janë vetëm trillime. Mirëpo, disa ditë më parë Mishel Oun president i Libanit ka akuzuar Arabinë Saudite se po e mban Saad Haririn në Riad pa dëshirën e tij. Saad Hariri, kryeministri i dorëhequr i Libanit ka deklaruar se pas vizitës në Paris do të kthehet në Liban. Shumë autoritete libaneze thonë se dorëheqja e Saad Haririt u bë me presionet e arabike Saudite me qëllim që të goditet Hezbullahu brenda dhe jashtë Libanit./ PT

OPINIONE