Dhjetëra hebrenj fanatikë të shoqëruar nga policia izraelite, bastisën kompleksin Al-Aksa në Jerusalemin Lindor.
Zëdhënësi i Administratës së Fondacioneve Islame të Jerusalemit, Firas Dibs në komunikatën me shkrim tha se 137 hebrenj fanatikë të shoqëruar nga policia izraelite hynë në Kompleks nëpërmjet portës Al-Magaribe në jugperëndim të Al-Aksas.
Dibs tërhoqi vëmendjen se në Al-Aksa ndodheshin qindra myslimanë të cilët vizitojnë kompleksin për rite fetare me rastin e muajit të shenjtë të Ramazanit, ndërsa tërhoqi vëmendjen se hebrenjtë fanatikë bënë provokime.
Pjesëtarët e grupeve radikale hebreje, kanë bërë thirrje për t’i intensifikuar bastisjet ndaj Kompleksit Al-Aksa me rastin e përvjetorit të 71-të të themelimit të Izraelit.
Bastisjet e hebrenjve fanatikë të shoqëruar nga policia izraelite shkaktojnë tensionime të shpeshta në rajon mes palestinezëve dhe izraelitëve.
Xhamia Al-Aksa që ndodhet në Jerusalemin Lindor është e cilësisë së kibles së parë të myslimanëve./trt