Helmohen nga ushqimi në dasmë, përfundojnë në spital 10 persona në Elbasan

Helmohen nga ushqimi në një dasmë, përfundojnë në spital 10 persona në Elbasan.

Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme. Sipas mjekëve, dasmorët kanë pasur shqetësime shëndetësore dhe i janë drejtuar urgjencës së spitalit të Elbasanit për ndihmë. Ata kanë pasur simptoma helmimi nga ushqimi i konsumuar në dasmë.

AKU ka shtuar kontrollet ditët e fundit për rritjen e sigurisë ushqimore, por pavarësisht kësaj temperaturat e larta por edhe pakujdesia e bizneseve, në jo pak raste vënë në rrezik edhe jetën e konsumatorëve.

Burimi: Shqiptarja.com

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne