Holanda i përplas derën në fytyrë Shqipërisë! Ministri i Jashtëm: Qeveria kundër hapjes së negociatave

Ministri i Jashtëm i Holandës Blok është shprehur se ata janë kundër hapjes së negociatave për Shqipërinë.

Stef Blok ka folur në dhomën e ulët të parlamentit, duke lënë të kuptuarse qeveria e Holandës i ka dyert e mbyllura për Shqipërinë.

“S’jemi të interesuar për hapjen e dyerve të Shqipërisë.  Isha i qartë në fjalimin. Qeveria jonë i ka dyert e mbyllura për Shqipërinë”, u shpreh ministri i punëve të jashtme Stef Blok.

Por ndryshe mendon qeveria e Holandës për Maqedoninë e Veriut, duke i lënë derën e hapur, ashtu sikurse citojnë mediat vendase

Parlamenti në Vendet e Ulëta mbetet i ndarë për hapjen e negociatave me Shqipërinë. Social-liberalët e partisë qeveritare D66, opozitarët laburistë dhe të gjelbrit janë shprehur në favor të zgjerimit të aleancës europiane me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, ndërkohë partia më e madhe e koalicionit për Liri dhe Demokraci nuk ka pranuar të deklarohet./express

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne