Holandë, protestuesit kërkojnë të drejta për ujgurët

Qindra persona në Holandë protestuan kundër Kinës duke kërkuar drejtësi për ujgurët dhe rregullimin e të drejtave të tyre.

Protestuesit, të cilët u tubuan para stacionit të trenit Haarlem, shprehën revoltën e tyre për fushatën sistematike të qeverisë kineze kundër muslimanëve ujgur.

Kina është akuzuar për politika shtypëse ndaj grupit musliman turk ujgur, si dhe për kufizimin e të drejtave të tyre fetare, tregtare dhe kulturore.

Protestuesit thërrisnin parulla për lirinë e Turkistanit Lindor dhe të turqve ujgur, si dhe lexuan një deklaratë ku u theksuan sfidat me të cilat përballen ujgurët për çdo ditë.

Deklarata kërkoi nga Kina të mbyll kampet e përqendrimit dhe të respektojë liritë fetare të ujgurve.

Ajo po ashtu u bëri thirrje vendeve evropiane të ndërmarrin hapat e nevojshme kundër Kinës dhe të kundërshtojnë shkeljet e të drejtave të njeriut.

Protestat u organizuan nga Shoqata Holandeze e Ujgurve./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne