Shqiperia

Hollanda konfirmon hezitimin për Shqipërinë

Pak javë më parë ishte Bundestagu gjerman që ngriti një komision të posaçëm për të shqyrtuar nëse Shqipëria meriton të hapë ose jo negociatat me Bashkimin Europian, ndërsa një hap më tej ka shkuar edhe Hollanda që ka dërguar në Shqipëri një mision faktmbledhës, i cili do të hartojë një raport për Shqipërinë.

Hollanda nuk e ka fshehur skepticizmin për plotësimin e kushteve nga Shqipëria, ndërkohë që deputetët e ardhur në Tiranë renditën si kushtin kryesor gjyqësorin e pavarur.

Qeveria jonë është ekstremisht hezituese dhe është më hezituese se vendet e tjera në BE.Por nuk është vetëm në këtë situatë. Nëse shohim Francën dhe Gjermaninë do të shihni hezitim për të hapur negociatat. Prandaj ne si parlament vendosëm të organizojmë këtë mision fakt-mbledhës me anëtarë të 7 partive holandeze, të gjitha partitë kryesore janë këtu. Më pas ne do të kemi një debat sesi po shkon zbatimi i 5 prioriteteve- deklaroi deputeti i Partisë Kristian Demokrate, Pieter Omtzigt.

Angazhimi i vetë deputetëve nga vende të BE-së për të vlerësuar përmbushjen e kushteve nga Shqipëria është tregues i qartë se udhëheqja politike e Shqipërisë dhe në veçanti kryeministri e kanë humbur besimin e partnerëve ndërkombëtarë, që mesa duket nuk kanë asnjë ndjeshmëri ndaj kërcënimeve të zotit Rama se rajoni dhe Shqipëria rrezikojnë të rrëshqasin nga Rusia.

OPINIONE