Hungaria fillon publikimin e listës së mercenarëve të Sorosit

Pasi Viktor Orban siguroi një mandat të ri në zgjedhjet parlamentare në Hungari, një revistë pro-qeveritare publikoi një listë të “mercenarëve” që punonin për miliarderin sionist George Soros.

Sipas mediave hungareze publikimi i informacioneve të mëtejshme do të vazhdojë në ditët që vijnë. Revista hungareze Figyelo, e udhëhequr nga njëri prej aleatëve të kryeministrit Viktor Orban, ka botuar 200 emra të intelektualëve, gazetarëve dhe aktivistëve të të drejtave të njeriut nga OJQ-të lokale (Komiteti i Helsinkit, Bashkimi i Lirive Civile dhe Amnesty International), duke i quajtur ata “mercenarë” të miliarderit amerikan me origjinë hungareze George Soros. Sipas medias, këta njerëz punojnë në një rrjet të drejtuar nga manjatët financiarë, të cilët thuhet se financojnë organizata pro-imigrante dhe lëvizjet civile në vende të ndryshme për përfitime personale. Revista njoftoi se së shpejti do të publikohen më shumë emra. Në prag të zgjedhjeve parlamentare hungareze, zyrtarë të shumtë qeveritarë dhe anëtarë të Partisë Fidesz në pushtet paralajmëruan se Soros gjithashtu po përpiqej të ndërhynte në zgjedhje dhe kishte punësuar rreth 2.000 njerëz si pjesë e përpjekjeve të tij për të ndikuar në rezultatin e zgjedhjeve./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne