I përfoluri për lidhjet me Top Channel, Shpresim Bajraktari godet policinë

Një nga emrat më të përfolur për lidhjet e tij me Top Channel dhe familjen Hoxha, Shpresim Bajraktari ka krijuar një incident mesnatën e së enjtes, më 30 qershor. Teksa ka qënë duke festuar për ditëlindjen të vëllait Ervis Bajraktari (i dashuri i Lori Hoxhës), Shpresimi është konfliktuar fizikisht me disa efektivë policie.

Incidenti nisi në orën 00:30 të natës, kur disa një togë efektivë policie të Komisaritatit Nr. 2 kërkuan uljen e muzikës në Club-in në krah të “Vila Telekom”, për të normalizuar situatën pas shqetësimeve të denoncuara nga banorë të zonës.

Në këtë club, po festohej ditëlindja e Ervis Bajraktarit, ndërsa të pranishëm ishin edhe disa personazhe publikë të Top Channel. Burime për Boldnews.al bëjnë me dije se efektivët e policisë i kanë kërkuar me mirësjellje grupit që po festonte, që të respektohej orari për ndërprerjen e muzikës, por kjo nuk është marrë parasysh nga të pranishmit të cilët ishin edhe nën efektin e alkoolit.

Në këtë moment, nga Club-i i njohur ka dalë Shpresim Bajraktarin i cili ka kundërshtuar punonjësit e policisë duke u kërkuar që ata të largohen dhe ta linin të qetë për të festuar. Madje, Shpresimi ka shtyrë edhe një nga oficerët e policisë dhe menjëherë është futur sërish në Club. Duke shfrytëzuar daljen dytësore të Club-it në mënyrë që tu shpëtonte uniformave blu, Shpresimi i shoqëruar edhe nga një mik i tij i quajtur Tahsim Hila, po e prisnin 3 efektivë policie për ta pyetur rreth veprimit të tij të mëparshëm ku kishte shtyrë një oficer policie. Në këtë moment, Shpresimi ka nisur të bërtasë dhe ofendojë 3 efektivët e policisë të cilët janë treguar të duruar duke mos e tensionuar situatën.

Por teksa Shpresim Bajraktari po tentonte të ikte nga efektivët e policisë, ai godet me grusht në kokë njërin prej tyre ndërsa nis të ofendojë 2 efektivët e tjerë. Ndërkohë, miku i tij Tahsim ka tentuar që të ndalojë uniformat blu në mënyrë që Shpresim Bajraktari të largohet nga vendi ku ndodhi incidenti, por kjo ka qënë e pamundur. Efektivët e policisë e kanë neutralizuar Shpresim Bajraktarin dhe Tahsim Hilën vetëm pak metra më tutje, në afërsi të lokal “Capricio”.

Dy të ndaluarit, janë shoqëruar në ambjentet e paraburgimit të komisariatit Nr.2 në Tiranë, ndërsa burime për Boldnews.al bëjnë me dije se Shpresim Bajraktari ka tentuar të ushtrojë presion duke bërë me dije se ka lidhje të forta me Top Channel dhe se është pronar i një biznesi taksi, i quajtur “Speedtaxi”.

Edhe pse është ndërhyrë për të fshehur këtë çështje, Policia e Shtetit e ka referuar çështjen në prokurori, për të dy shtetasit, Shpresim Bajraktari dhe Tahsim Hila, për veprat penale 237 dhe 236 të Kodit Penal, për hetim në gjendje të lirë, edhe pse i dyshuari Bajraktari ka goditur një punonjës policie.

Boldnews.al tentoi të kontaktojë Shpresim Bajraktarin në profilin e tij në facebook për këtë incident por e kishte të pamundur. Një kërkesë ju dërgua edhe faqes zyrtare të “Speedtaxi”, në pronësi të Bajraktarit, por përsëri nuk morrëm përgjigje.

Në Shqipëri shohim lajme edhe nga Top Channel apo media të tjera, që arrestohen shtetas për lidhje të paligjshme uji, por mesa duket ky nuk është i njëjti standard për Shpresim Bajraktarin i cili aktualisht ndodhet në gjendje të lirë. Boldnews.al do të ndjekë këtë rast hap pas hapi, për të parë nëse drejtësia do të japë verdiktin e duhur apo do të shkelë njërin sy nën presionin e mediave dhe influencës së pronërëve të tyre.

11111

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne