Inteligjenca artificiale tani edhe si moderator në TV

Në një kanal televiziv vendor në Guangxi Zhuang në jug të Kinës, në fillim të qershorit një robot i mençur do të nisë punën si moderator.

Roboti me peshë 29 kilogram dhe me lartësi prej 1.21 metra nga 6 qershori do të punojë si moderator në televizionin Nanning. Ai do të udhëheqë një program të ri në TV lokale. Roboti i quajtur Cao Ning Siaobay gjithashtu mund edhe të vallëzojë ndërsa me bateri mund të punojë deri në 12 orë.

Autoritetet e Kinës konsiderojnë se industria e inteligjencës artificiale është një forcë e re lëvizëse. (AA)

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne