‘Investitorët e huaj nuk i lejon droga, korrupsioni dhe dajaku që të vijnë në Shqipëri’

Pas takimit të kryeministrit Rama me ambasadorët, të cilëve u ka kërkuar të sjellin investitorë të huaj në vend, ka reaguar ish kryeministri Sali Berisha.

“Investitorët e huaj nuk i lejon droga, korrupsioni dhe dajaku që të vijnë në Shqipëri”, shkruan ish kryeministri në një status në Facebook.

Reagimi i ish kryeministrit

Ne kater vite zero investime te huaja te reja ne Shqiperi!

Investitoret e huaj nuk i lejon droga, korrupsioni dhe dajaku qe te vijne ne Shqiperi.

Diplomacia ekonomike ka qene nje drejtim themelor i diplomacise tone. Ne kete kontekst ambasadat tona ne vende te BE ne SHBA dhe vende te tjera organizonin konferenca te shumta ne Neë York, Berlin, Rome, Milano, Paris, Londer, Vjene etj etj… Ne keto konferenca, perveç ambasadoreve merrnin pjese edhe investore nga Shqiperia, ministra, kryeministri e zyrtare te tjere, te cilet paraqisnin para audiences potencialet e medha te Shqiperise per investitoret e huaj. Kjo perpjekje, se bashku me te gjitha masat e tjera te permiresimit te klimes se biznesit ne vend, pati si rezultat konkret:

1- Nga viti 2008 e tëhu sipas Indeks Mundi Shqiperia mori nga 1-1.4 miliard dollar investime cdo vite dhe

2- finalizoi, firmosi tre kontrata me investime per vitet qe vinin prej rreth 3 miliarde dollare investime strategjike si TAP, Kaskada e Devollit dhe Omniks, tre investime keto me nje rendesi strategjike per Shqiperine, ekonomine e saj por TAP edhe per poziten e saj ne rajon dhe me gjere.

Perveç ketyre qeveria e meparshme la te firmosura kontratat per ndertimin e 423 HECeve ne mbare vendin, nga te cilat te gatshme per te filluar punen menjehere rreth 2.6 miliard euro investime te tjera ne fazen pregatitore. Ardhja ne pushtet e mafies socialiste, me ne krye Edi Ramen me qendrimet qe mbajti, rregullat qe ndryshoi, korrupsionin e papermbajtur te saj, kontratat qe anulloi pati per rezultat:

– largimin nga vendi te dhjetra dhe qindra investitoreve te huaj,

– mosfirmosjen e asnje kotrate te rendesishme gjate kater viteve te shkuara me ndonje investitor serioz. Cdo perpjekje qe behej si psh parku i Spitalles apo gjetiu, dilte si nga toka bajlozi Olsi Rama.

Rezultati eshte zero investime te huaja te reja. Edi Rama, shkaku kryesor i kesaj zeroje me xhufke, ben Don Kishotin. Njehere kerkon te inauguroje per se dyti tunelin e Elbasanit, here tjeter poston liqenin e Banjes apo Uren e Moglices, te ndertuara ne perputhje me kontraten e qeverise se meparshme.

Po rikujtoj ketu se me 13 prill te vitit 2013 tek inauguronim fillimin e punimeve ne kaskaden e Devollit, Edi Rama do t’u deklaronte shqiptareve se Berisha inauguroi genjeshtren e radhes. Investimet e ketyre kater viteve, pra ato me te cilat qeveria e Norieges mburret jane te gjitha paperjashtim kontrata te qeverise se meparshme si TAP, Devoll, Hidrocenralet e Fanit dhe Hidrocentrale dhe vepra te tjera, grupi Linder etj etj.

Por jo vetem kaq, por njeri nga tre investitoret me serioze, kompania Omniks, qe do fillonte investimin prej 1.5 miliarde euro ne Turizem, largohet pasi perfaqesuesi i saj u masakrua me 37 fraktura nga bandite te lidhur me vet Ramen dhe Olsin e tij.

Se fundi, fatkeqesisht edhe investitoret e medhenj vendas nuk kane bere keto kater vite asnje investim te madh ne Shqiperi.

Duke perfunduar, dua te theksoj se diplomacia ekonomike, kur mediat e botes cdo dite te vleresojne me tituj ne faqe te para si narkoshtet dhe kur je bere simboli i te keqes, droges, krimit dhe korrupsionit te papermbajtur, eshte nje vrime ne uje.

Me Noriegen dhe narkoshtetin qe ai ndertoi, shqptaret do te kene dhjetra e qindra tonelata kokaine, kanabis, krim, korrupsion dhe atletet e kuqe te Edi Rames.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne