Ipeshkvi i Mirditës, Dom Gjergj Meta: Nëse Europa nuk pranon myslimanët, atëherë unë nuk dua të shkoj në Europë

Ipeshkvi i Mirditës, Dom Gjergj Meta ka bërë disa thirrje gjatë ditës së sotme, për shkak dhe të ngjarjeve të fundit që kanë ndodhur në vendin tonë.

Dom Gjergj Meta sot përmendi diskriminimin që po u bëhet muslimanëve Brenda dhe jashtë vendit. Ai doli hapur kundër BE duke thënë që “Nëse është e vërtetë që Europa nuk na pranon, sepse në Shqipëri ka myslimanë, atëherë unë nuk dua të shkoj në Europë”.

Ja statusi i tij në facebook:

Nëse është e vërtetë që Europa nuk na pranon, sepse në Shqipëri ka myslimanë, atëherë unë nuk dua të shkoj në Europë, sepse preferoj të kaloj jetën me miqtë e mi të zemrës me të cilet jam rritur, kam ndarë të mirën e të keqen, më janë gjendur e u jam gjendur, por të cilët shpallin një kredo të ndryshme nga e imja, se sa të jetoj me një hollandez, a gjerman, a francez me të cilin shpall të njëjten kredo.

Nëse në Europë nuk më pranojnë bashkë me fqinjin tim, i cili shkon në xhami, refuzoj ofertën e vazhdoj jetën! /gazetaimpakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne