Irani dënon vendimin e Amerikës për bllokimin e mediave iraniane

Ministria e Punëve të Jashtme të Iranit ka dënuar vendimin e Departamentit Amerikan të Thesarit për bllokimin e qasjes në platformën internetive të mediave iraniane.

Ministria e Punëve të Jashtme të Iranit ditën e diele në llogarinë e vet në Twitter ka publikuar fotografi të agjencive të lajmeve Fars, IRIB dhe Institutit Kulturor për Media të Iranit dhe ka deklaruar: “Republika Islamike e Iranit dënon ashpër vendimin e Departamentit Amerikan të Thesarit për bllokimin e qasjes në platformën internetive të mediave iraniane gjë që është në kundërshtim me Deklaratën Botërore të të Drejtave të Njeriut dhe Lirisë së Shprehjes”

Ministria e Punëve të Jashtme të Iranit në deklaratën e vet shtoi: “Veprimi i regjimit amerikan për të heshtur lëvizjen mediale të të tjerëve e ka ulur pozitën e Amerikën në nivelin e shkelësit kryesor të rendit të ligjeve ndërkombëtare”.

Departamenti Amerikan i Thesarit në muajin shkurt ka bllokuar linkun “farsnews.com” të agjencisë së lajmeve Fars të Iranit.

Zyra për kontrollin e pasurive të huaja pranë Departamentit Amerikan të Thesarit (OFAC) gjithashtu ka konfiskuar dhe bllokuar edhe linkun “iran-newspaper.com” të faqes zyrtare të gazetës “Iran”.

Zyra OFAC gjithashtu më parë me pretekst të kompetencave kundër terrorizmit ka marrë masa edhe kundër institucioneve të ligjshme financiare, ekzekutive dhe mediale të Iranit dhe bllokimi i sajtit të gazetës “Iran” me eksperiencë pune 25 vjeçare në publikim, është një prej veprimeve më të fundit të paligjshme të këtij institucione amerikane./PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne