Irani kapërcen nivelin prej 4,5 për qind në prodhimin e uraniumit të pasuruar

Zëdhënësi i Organizatës së Energjisë Atomike të Iranit (AEOI), Behrouz Kamalvandi, njoftoi të hënën se vendi i tij ka tejkaluar nivelin prej 4,5 për qind në prodhimin e uraniumit të pasuruar.

“Këtë mëngjes, Irani tejkaloi nivelin prej 4,5 për qind të uraniumit të pasuruar”, tha Kamalvandi për Agjencinë Studentore Iraniane të Lajmeve (ISNA).

Zyrtari iranian theksoi se niveli i sipërcituar është prodhuar për të plotësuar nevojën e reaktorëve të energjisë në vend për karburant.

Marrëveshja bërthamore e njohur zyrtarisht si Plani i Përbashkët Gjithëpërfshirës i Veprimit (JCPOA), nënshkruar në vitin 2015 ndërmjet 5 shteteve anëtare të përhershme të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, Gjermanisë dhe Iranit, i jep të drejtë Teheranit që të prodhojë uranium të pasuruar deri në nivelin 3,67 për qind.

Pas tërheqjes së njëanshme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës nga marrëveshja vitin e kaluar dhe rivendosjes së sanksioneve, Irani kërkoi nga palët e marrëveshjes (Rusi, Kinë, Britani e Madhe, Gjermani dhe Francë) që të garantojnë interesat e tij duke paralajmëruar, në të kundërt, rritje të nivelit të pasurimit të uraniumit./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne