Bota

Irani paditi SHBA-në në Gjyqin e Hagës

Irani paditi SHBA-në para Gjykatës ndërkombëtare të drejtësisë në Hag për shkak të futjes së sanksioneve ekonomike, ka lajmëruar ministria e punëve të jashtme iraniane.”Padia është paraqitur me 16 korrik dhe i është dorëzuar zyrës në Hag”, ceket në kumtesën e ministrisë së punëve të jashtme iraniane.

Shtohet se qëllimi i padisë është që SHBA-ja të përgjigjet për”futjen joligjore të sanksioneve të njëanshme kundër Iranit”. “Përkundër përbuzjes së SHBA-ve ndaj diplomacisë dhe obligimeve të veta ligjore, Irani është i përkushtuar sundimit të ligjit”, ka thënë shefi i diplomacisë iraniane Muhamed Xhavid Zafir.

Sipas fjalëve të tij ”me rëndësi imperative është kundërshtimi i shprehisë së shkeljes së drejtës ndërkombëtare”. Zarifi ka thënë se padia ka të bëjë me shkeljen amerikane të premtimeve ndërkombëtare, posaçërisht ndaj marrëveshjes për miqësi nga viti 1955. Kjo marrëveshje në disa raste është përmendur në kontestet në mes Teheranit dhe Washingtonit para Gjyqit ndërkombëtar të drejtësisë.

Trumpi përveç tërheqjes së marrëveshjes, ka paralajmëruar edhe futjen e sërishme të sanksioneve Iranit, të cilat sipas etapave do të impementohen nga muaji i ardhshëm. Në ndërkohë SHBA-të ka refuzuar kërkesën e Bashkimit Evropian për disa kompani kyçe të mos zbatohen sanksione të cilët amerikanët kanë futur për kompanitë të cilët bëjnë biznes me Iranin.

Bashkimi Evropian, si edhe ministrat e Gjermanisë, Francës dhe Britanisë së Madhe muajin e kaluar kanë kërkuar nga SHBA-të që nga lista e tyre të fshijnë kompanitë evropiane të cilët po punojnë me Iranin, në sektorin e shëndetësisë, financave, energjetikës dhe prodhimit të veturave. Sekretari shtetëror amerikan Mike Pompeo dhe ministri i financave Steven Muchin kanë refuzuar atë kërkesë.

“Dëshirojmë që ndaj regjimit iranian të bëjmë presion financiar pa precedent”, ceket në atë marrëveshje dhe shtoi se SHBA-të do të bëjë përjashtime vetëm në rast se i shërbejnë interesave të tyre nacionale.

Refuzimi është në përputhje me presionin e shtuar të cilën administrata e Washingtonit po bën kundër shteteve evropiane dhe shteteve tjera për të ndërprerë marrëdhënie ekonomike me Iranin, për shkak, sikur thekson SHBA-ja,”mbështetjes së terrorizmit dhe zgjerimit të jo stabilitetit në Lindjen e Afërt.

Shtetet evropiane po përpiqen të mbrojnë kompanitë e tyre të cilët po punojnë me Iranin pasi që Trumpi u tërhoq nga marrëveshja nukleare me Iranin. Planet evropiane po fokusohen në mundësin e financimit të Iranit me valuta tjera, në vend të dollarit, në transaksionet drejtpërdrejta bankare për pagesën e naftës iraniane, si dhe nëë hapat tjera financiare.

Burimi : Al Jazeera / ML

OPINIONE