Islamofobi Alon Ben-Meir: Turqia nuk është më aleat i perëndimit

Islamofobi Alon Ben- Meir i njohur për qëndrimet e tij anti muslimane dhe anti turke ka deklaruar se Turqia nuk është më një aleat perëndimor dhe se ka ardhur koha që perëndimi ta njohë atë si shtet pushtues dhe të fillojë një proces shkëputje, pas atij që ai e quan pushtimi i Sirisë Veriore dhe vrasjes së civilëve të pafajshëm.

Me anë të një statusi në facebook ai shkruan se “Trajektoria diplomatike dhe ushtarake e Turqisë nën Erdogan do të mbetet e njëjtë për vitet që vijnë” duke kundërshtuar operacionin “Burimi i Paqes” ndërmarrë nga Turqia për çlirimin e zonave të pushtuara nga terroristët në veri të Sirisë.

Statusi i Alon Ben-Meir:

Trajektoria diplomatike dhe ushtarake e Turqisë nën Erdogan do të mbetet e njëjtë për vitet që vijnë, dhe veçanërisht tani pas pushtimit të Sirisë Veriore dhe vrasjes së civilëve të pafajshëm. Turqia nuk është më një aleat perëndimor; ka ardhur koha që Perëndimi ta njohë atë dhe të fillojë një proces të shkëputjeje./Gazetaimpakt/

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne