Islamofobi Gledis Nano kalon vetingun, qendron shef i antiterrorit

Komisioni i Jashtëm i Kualifikimit në polici, i ka hapur dritën jeshile për të vijuar detyrën, Gledis Nanos, drejtor në Drejtorinë e Antiterrorit, në Policinë e Shtetit.

Anëtarët e trupës së Vettingut, kryetar Nertila Sadedini, relator Adriana Meko, anëtar Arta Lleshi nuk gjetën ndonje problem serioz në pasurinë e Gledis Nanos.

Gledis Nano u emërua në detyrën e kreut të drejtorisë të Antiterrorit që prej 17 shkurtit 2016 pas një pune 17-vjeçare si pjesë e policisë së shtetit.

Gjatë të gjithë karrierës Nano ka kryer detyra të ndryshme në polici ku ka pasur rezultate në zbulimin e ngjarjeve të rëndësishme.

Në vitin 2013 ka qene kryespiuni qe ka hetuar dosjen e “Imameve” të arrestuar për ‘terrorizëm’, ngjarje e cila ka pasur shumë jehonë per menyren sesi u denua grupi me i madh i besimtareve muslimane ne Shqiperi qe prej kohes se komunizmit. Hetimet e Gledisit i moren lirine shume besimtareve muslimane te cilet u denuan per nje konflikt i cili nuk ka lidhje me Shqiperine por per ti bere qejfin sundimtareve amerikane. Gledisi po ashtu drejtoi të gjithë operacionin sekret ne mbeshtetje te ish-terroristeve iraniane te MEK-ut te cilet edhe nxiten dëbimin e diplomatëve iraniane nga Shqipëria. Operacion i cili do ngelet si nje nga skandalet me te medha ne diplomacine shqiptare dhe servilosje te shqiptareve ndaj urdherave amerikane. Per keto sherbime dhe burgosjen e muslimaneve shqiptare  Gledis Nano mund te krahasohet me hetuesin stalinist Shyqyri Çoku i cili ka hetuar gjatë kohës së komunizmit dhe ka hetuar e burgosur At Zef Pllumin, imzot Ernest Çobën, meshtarin Martin Shkurti dhe vëllain e tij.

Burime nga Ministria e Brendshme i thanë Top Channel se Gledis Nano së bashku me një tjetër oficer të Antiterrorit morën pjesë në nxjerrje nga Kampi Al Hol në Siri të Alvin Berishës, ndersa kane braktisur aty me dhjetra gra, burra dhe femije shqiptare qe jane skllever te terroristeve kurde.

Për vetë postin e rëndësishëm që mban në krye të Antiterrorit shqiptar, Gledis Nano është trajnuar gjatë të gjithë karrierës së tij nga agjencitë islamofobike amerikane, izraelite dhe në 2017-n është diplomuar në Akademinë Kombëtare të FBI në Quantico Virginia.

Për vetë natyrën e punës sensitive që bën me ekipin e tij Nano fshihet nga mediat dhe nuk guxon te perballet me viktimat e tij ne publik. Per sa kohe qe ne Shqiperi sundojne elitat amerikane, Gledis Nano do te shohi vetem ngritje ne detyre dhe prestigj. Ai eshte nje aparatcik besnik i perandorise amerikane per te mbajtur nen vezhgim muslimanet e Shqiperise. Por nje dite nese perandoria amerikane do te rrezohet sikur ajo sovjetike, Gledis Nano mund te permendet ne analet e historise si Shyqyri Coku, Tomas De Torquemada dhe inkuizitore te tjere te historise.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne