Islamofobia e Austrisë dhe ndërtimi i shtetit autoritar

nga Farid Hafez.

Shumë njerëz reaguan me zemërim kur ministri aktual i brendshëm, Herbert Kickl, i cili është një ideolog i fortë i krahut të djathtë, proklamoi se “ligji duhet të ndjekë politikën”. Ishte për të ardhur keq që një zë i fortë legjitim demostronte se kjo lloj ideollogjie ishte thelbësore për mendimin fashist, ku lideri, i cili flet në emër të Volkut (njerëzve që i përkasin ideollogjisë naziste), përcakton atë që është e drejtë dhe çfarë është e gabuar përtej çdo kontrolli dhe balance, pa mbështetjen tek sundimi i ligjit, ku popullit nuk i ofrohet mbrojtje politike.

Por më interesantja është se kur një proklamim i tillë është bërë realitet, nuk ka pothuajse asnjë reagim. Kanë shkuar kritikat sociale, kundërshtimi politik dhe gazetarët hulumtues. Dhe ka një arsye të qartë për këtë. Qeveria e tanishme austriake, e cila udhëhiqet nga një koalicion i përbërë nga partia e krahut të djathte Partia e Lirisë (FPÖ) dhe partia kristian-demokrate Partia e Popullit (ÖVP), ka zgjedhur ato legjislacione që janë më pak të kontestuara në sferën publike.

Qeveria austriake, e cila që prej vitit të kaluar ka implementuar një ndalim të hixhabit për fëmijët nëpër kopshte, tashmë e ka zgjeruar këtë ndalim edhe tek shkollat fillore. Në 15 maj, parlamenti kombëtar votoi për një ndalim në shkollat fillore. Nxënëset deri në moshën 10 vjeç do të ndalohen të mbulojnë flokët me shami.

Natyrisht që ky kufizim ndaj lirisë fetare duhet të harmonizohet me të drejtën themeltare njerëzore që mishërohet në kushtetutën austriake. Kjo u bë tashmë problematike me ndalimin e hixhabit në kopshte. Qeveria e kuptoi që nëse do të ndalonte me ligj veshjen e rrobave fetare, atëherë edhe hebrenjtë do të mund të shqetësoheshin, gjë që do të ishte një fatkeqësi për një qeveri që përpiqet të qetësojë qeverinë izraelite, megjithë rolin qendror të mbajtur nga FPÖ, një parti që u themelua nga ish-nazistët për ish-nazistët, anëtarët e së cilës ende kanë lidhje të forta me ideologjinë neonaziste.

Kështu që e riformuloi tekstin legjislativ dhe foli për ndalimin e mbulesës së kokës që mbulonte shumicën e flokëve, jo si disa të tjera si puna e kipas çifute. Fakti që u preken edhe sikët gjithashtu nuk u mor në konsideratë. Por me ligjin e ri që është aktualisht në proces, edhe sikët janë përjashtuar nga rregullorja, me një tekst që thotë se nëse mbulohen gjithashtu edhe veshët, një veshje e tillë është e jashtëligjshme. Në mënyrë që të implementohet një ligj i cili ka gjasa që të përplaset me të drejtat themelore të njeriut dhe ligjet që janë të sanksionuara në kushtetutë, qeveria do të duhej të mobilizonte një shumicë prej dy të tretash në parlament, gjë që nuk do ishte e mundur.

Për të argumentuar se kjo nuk ishte përplasje me të drejtat e lirisë së besimit, “ekspertë” të islamofobisë dhe persona të dyshimtë që vinin në emër të muslimanëve, u ftuan të mbështesin pretendimin e qeverisë se hixhabi nuk ishte obligim fetar, ndërsa kipa e çifutëve dhe turbani i sikëve ishin të tilla dhe për këtë arsye përjashtoheshin nga ky ndalim. Më interesantja është se Autoriteti Fetar Islam i Austrisë, i cili është organi ligjor që përfaqëson muslimanët në sistemin politik austriak, nuk ishte i përfshirë në procesin e vendimmarrjes, që është një shembull tjetër se si kjo qeveri përjashton grupet e interesit të cilët kanë qenë pjesë e këtyre proceseve politike në të kaluarën.

Një aspekt tjetër aspekt interesant i kësaj iniciative të qeverisë është se ky akt i ri është thënë se ka si qëllim “integrimin shoqëror të fëmijëve, zakonet dhe doket vendase, të drejtat themelore të kushtetutës federale, si dhe barazinë e burrave dhe grave.” Ky formulim është i habitshëm në shumë drejtime. Së pari, formulimi “zakonet dhe doket vendase” është një shpikje krejtësisht e re. Prandaj nuk është e përcaktuar, megjithëse përfaqëson një ideologji identitare, e cila duket se punon më shumë si një institucionalizim i vetë ideologjisë. Mund të argumentohet se është një hap drejt largimit nga një shtet demokratik për në një shtet ideologjik. Kjo gjithashtu mund të lexohet si një metodë e re që mundëson heshtjen e opozitës, e cila mund të kundërshtojë interpretimin aktual qeveritar të “zakoneve dhe dokeve vendase”.

Së dyti, formulimi “integrimi shoqëror i fëmijëve, zakonet dhe doket vendase” madje i paraprin referimit ndaj kushtetutës. Gjithashtu, formulimi “të drejtat themelore të kushtetutës federale” është një ide e sapo prezantuar dhe me plot mangësi që nuk ka ndonjë kuptim të qartë. Po ashtu edhe “integrimi shoqëror” nuk është një nocion ligjor, e thënë ndryshe, një mënyrë për t’i trajtuar ndryshe myslimanët dhe grupet e tjera në diskursin publik. Ajo që ne shohim është një mënyrë për të legjitimuar legjislacionin e ri të bazuar jo në parimet themelore kushtetuese apo ligjore, por të bazuar në konsiderata ideologjike të paraqitura nga një regjim identitar, i cili në këtë mënyrë përpiqet të legjitimojë politikat e tij përjashtuese.

Ndërsa qeveria ishte mjaft e qartë në paraqitjen e legjislacionit që do të përmbushë edhe kundërshtimet më të vogla, panorama më e madhe e këtij ndalimi të hixhabit zbulon ndryshimin strukturor të shtetit në duart e kësaj qeverie të re. Sundimi i ligjit dhe liria e fesë, si të drejta të njeriut, janë lënë mënjanë. Ndërkohë, shteti i ri po shndërrohet në një shtet ideologjik që mbron ideologjinë identitare që bazohet në nocione të reja të futura nga një fjalor ligjor, si integrimi apo zakonet dhe doket vendase.

 

 

 

Farid Hafez është hulumtues i lartë në Departamentin e Shkencave Politike të Universitetit të Salzburgut dhe hulumtues i lartë për Iniciativën Urëlidhëse të Universitetit Georgetown.

burimi:/dailysabah/Gazeta Impakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne