“Izraeli ka lobuar në Washington për të hequr Turqinë nga programi F-35”

Mediat izraelite thonë se Izraeli në mënyrë sekrete ka lobuar në administratën e Trumpit për ta bllokuar Turqinë nga blerja e avionëve të saj luftarakë F-35 në përpjekje për të ruajtur avantazhin e saj ushtarak në rajon.

Izraeli filloi me kërkesat ndaj Shtëpisë së Bardhë për të hequr Ankaranë nga programi i saj F-35 pasi presidenti turk Recep Tayyip Erdogan miratoi blerjen e sistemit rus për mbrojtje ajrore S-400, raportoi Channel 12 nga Izraeli.

“I bëri presion Washington t’ia anulojë Turqisë shitjen e avionëve të përparuar”, tha ai.

Turqia u pezullua nga programi F-35 në korrik, kur administrata amerikane pretendonte se sistemi rus S-400 do të rrezikonte sigurinë e avionëve të saj F-35. Turqia ka mohuar pretendimet, duke shtuar se për vite të tëra ka bërë përpjekje të pasuksesshme për të blerë sistemin amerikan të mbrojtjes raketore Patriot, para se të orientohej në sistemin S-400.

Përderisa presidenti amerikan Donald Trump ka rezistuar në ndëshkimin e Turqisë për çështjen S-400, ka pasur presion nga Kongresi si dhe nga administrata e tij për të marrë masa kundër Turqisë, përfshirë edhe sanksionet.

Në dy vitet e fundit, Izraeli filloi të blinte avionët F-35 nga SHBA, duke e bërë atë shtetin e vetëm në Lindjen e Mesme që zotëron këtë lloj të avionëve luftarakë.

Qeveria izraelite ka nënshkruar marrëveshje me kontraktorin amerikan të mbrojtjes, Lockheed Martin, për të blerë të paktën 50 avionë F-35 duke përdorur fondet e ndihmës amerikane.

Avionët do të dorëzohen deri në vitin 2024./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne