Bota

Izraeli në prag të luftës fetare me botën myslimane

Ish ministrja e punëve të jashtme izraelite Tzipi Livni ka deklaruar se frikësohet se Izraeli po e vënë veten në kufi të luftës fetare me botën myslimane. Ajo ka thënë se diferencat taktike lidhur me masat të sigurisë në hyrje të vendeve të shenjta në Qytetin e vjetër të Jerusalemit kanë marr një karakter më të rëndë dhe se Izraeli duhet këtë të parandalojë.

Livni ka deklaruar për radion ushtarake izraelite se Izraeli gjendet para hapit që konflikti me Palestinezët dhe bashkëpunimi me Jordaninë dhe vendet tjera sunite të shndërrohet në ngjarje pan myslimane kundër shtetit izraelit. Sipas fjalëve të saja, qeveria izraelite duhet të tregojë lidership dhe të parandalojë diç të tillë të ndodh.

Tensionet janë në nivel të lartë në Jerusalem pasi që Izraeli ka vendos kamera të reja të sigurisë pas sulmit të armatosur të palestinezëve para kompleksit të xhamisë Al Aksa me ç’rast janë vrarë dy polic izraelit.

Lidhja arabe më parë e ka akuzuar Izraelin se po”luan me zjarr” me vendosjen e kamerave të sigurisë para kompleksit të xhamisë Al-Aksa në Qytetin e vjetër të Jerusalemit.

“Jerusalemi është linja e kuqe. Asnjë arab apo mysliman nuk do të pranojë dhunën mbi vendin e shenjtë”, ka thënë shefi i Lidhjes Arabe Ahmed Abdyl Gheit në kumtesë.

Sikurse kanë raportuar mediat, polici izraelite ka vendos kamerat e reja të avancuara në dyert e Luanit, në hyrje të kompleksit i cili do të mund të detektojë njerëzit të armatosur të cilët do të përpiqeshin të depërtojnë në këtë hapësirë.

Tek dyert e Luanit me 14 korrik ka ndodh sulmi me ç’rast sulmuesit të armatosur palestineze kanë vrarë dy policë, pas së cilës janë vrarë edhe ata./ ML

OPINIONE

INTERVISTA