Izraeli përgatit sulme “në shkallë të gjerë” ndaj Rripit të Gazës

Ministri izraelit i Energjetikës, Yuval Steinitz bëri të ditur se kanë filluar me përgatitje të sulmeve “në shkallë të gjerë” ndaj Rripit të Gazës që mbahet nën rrethim.

Gjatë prononcimit të bërë për Radion e Izraelit, ministri Steinitz i bëri një vlerësim zhvillimeve të fundit në rajon.

Duke u rrëfyer se Izraeli ndaj objektivave të Iranit në Siri ka ndërmarrë një sërë sulmesh të fshehta dhe të hapura, ministri Steinitz tha: “Jemi duke u përgatitur për një operacion në shkallë të gjerë në Gazë, por kemi edhe një front tjetër, ku duhet ta parandalojmë vendosjen e Iranit në Siri”.

Gjatë viteve 2008, 2012 dhe 2014, Rripi i Gazës ka qenë në objektiv të tre sulmeve të shkallës së gjerë të Izraelit dhe në këto sulme kanë rënë dëshmorë mbi 3 mijë e 700 palestinezë, shumica civilë./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne