Ja si e urdhëron kunati i Lulzim Bashës sulmin dhe sharjet ndaj demokratëve

Portali i lajmeve CityNews prej kohësh ka raportuar ekzistencën e një grupi të rinjsh, të cilët funksionojnë si sharës me pagesë më rrjetet sociale, kundër çdokujt që kritikon Lulzim Bashën.

Ky grupim të rinjsh, gjenezën e tij e ka në vitin 2011, atëherë kur Lulzim Basha kandidonte për kryetar Bashkie.

Këta të rinj përdoren përdoren për të sharë, fyer dhe indimiduar botërisht, këdo që kritikon Lulzim Bashën, një mënyrë kjo për të treguar se kryetari i ngrirë i Partisë Demokratike ka mbështetës.

Siç e kemi raportuar edhe më parë, ata hapin faqe të ndryshme me emra falso, apo tentojnë të hyjnë në grupe ku ka të majtë ose të djathtë dhe mbrojnë Lulzim Bashën, ndaj çdokujt që e kritikon.

Këtë  strukturë të rinjsh që përdoren si marioneta, CityNews ka rapotuar dhe ka siguruar fakte se e drejton Erion Isufi, kunati i Lulzim Bashës.

Erion Isufi, kunati i Lulzim Bashës, është njeriu kryesor që po nxit përplasje dhe përçarje mes demokratëve në Partinë Demokratike, për interesa korruptive dhe personale, të tij e të kunatit, kryetarit të vetëngrirë të Partisë Demokratike.

CityNews, publikon më poshtë, dy foto ekskluzive që vërtetojnë jo vetëm ekzistencën e këtij grupi sharësish, por funksionin e tyre në dëm të çdo demokrati brenda Partisë Demokratike.

Në foton e parë, Odeta Male, krahu i djathtë i Erion Isufit, bisedon me një nga koordinatorët e këtij, grupi, Enerik Hadaj në lidhje me “prenë” e radhës që ata presin të sulmojnë.

Konkretisht Odeta e pyet, Enerikun nëse po sulmohet CityNews, ndërsa ai shprehet i gatshëm që ta bëjnë, Odeta e ndalon, pasi sipas saj, grupi ka filluar të zbulohet.

Më tej, biseda mes tyre vazhdon edhe me detaje të tjera, ku krahu i djathtë i Erion Isufit, e pyet vartësin e tij për punën dhe për turnin.

Siç e shihni, ky është rasti i parë kur në media zbulohet me fakte një grup i strukturuar, që mbahet i fshehtë dhe që deri dje ishte brenda selisë së Partisë Demokratike, në katin e dytë.

Ky është një grup kriminal, që përdoret për të kryer veprimet penale të shpifjes dhe fyerjes botërisht. Në krye të këtij “krimi” qëndron kunati i Lulzim Bashës, Erion Isufi dhe krahu i djathtë i tij, Odeta Male.

Pas publikimit me fakte të këtij rasti të paprecedentë, i kërkojmë Prokurorisë që të nisë sa më parë investigimet për këtë akt kriminal, ku Erion Isufi përdor si “skllevër” 30 persona, të vendosur deri dje në selinë e Partisë Demokratike.

Këta të rinj, apo sharës funksionojnë me dy turne dhe paguhen me 200-300 mijë lekë të vjetra. Detyra e tyre është sharja dhe fyerja nën petkun e anonimatit, ndaj çdokujt që krikon Lulzim Bashën.

Mesa duket, Lulzim Basha është më i vetmuar se kurrë, s’ka më përkrahës, por disa të rinj me pagesë nën drejtimin e kunatit të tij, që synojnë të ngrejnë një rrymë pozitiviste dhe pro Lulzim Bashës e shpifin e fyejnë botërisht nën maskën e anonimatit këdo i del përpara kryetarit të të vetëngrirë të Partisë Demokratike.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne