Rajoni

Jakup Krasniqi sikur Milloshevici, kercenon muslimanet e Kosoves per xhamine

Gangsteri plak kosovar, Jakup Krasniqi, ka reaguar ndaj deklarimeve se në hapësirën e Universitetit të Prishtinës do të ndërtohet një xhami me 20 kupola. Krasniqi i cili njihet si nje person qe takon femra te cuditshme neper bote dhe per racizmin dhe islamofobine e tij, duke perdorur nje gjuhe fondamentaliste katolike kercenon kosovaret muslimane qe te mos i lejoj te ndertojne xhami. Me poshte eshte reagimi i frikshem i Jakup Krasniqit ku ai kercenon muslimanet e Kosoves qe te mos ndertojne xhami:

Në Kompleksin Universitar të Prishtinës nuk duhet lënë asnjë objekt fetar!

Kompleksi Universitar, duhet të mbetet aty ku është, asnjë profiter nuk e ka të drejtën ta kthej Tokën Publike të përcaktuar për gjënë më të shenjtë të një kombi, e që në fakt është e shenjtë për gjithë njerëzimin, pra, për Arsimin, edukimin, dijet shkencore, pa të cilat gjëra nuk ka zhvillim, nuk ka progres, nuk ka shtet pasi nuk do kishte as komb modern e me kulturë tradicionale që i jep zemër, shpirt, mendje e jetë kombit e shtetit.

Në Kompleksin Universitar të Prishtinës nuk duhet lënë asnjë objekt fetar, pasi ai është i vetmi vend në Kryeqytet, ku është rezervuar për dije e dritë, për arsim e edukim, për studim e shkencë, për zhvillim e progres. Pa të cilat gjera, ky vend e ky komb nuk mund t’i shtijë rrënjët në ardhmëri. Nëse gjenerata e re e studentëve, nuk është më këmbëngulëse për t’i mbrojtur interesat e ardhmërisë së kombit, rrënjët tona do t’i mbesin vetëm të kaluarës. Gjersa ata do të mbesin pa ardhmërinë e tyre, të familjeve dhe të kombit të tyre.

Ata që nuk e ndjejnë vetën shqiptar, nuk ia kanë bërë asnjë argatë të vetëm shqiptarizmës, nuk e kanë as edhe një të drejtë t’ua mohojnë shqiptarëve ketë të drejtë, madje kushdo qofshin ata e në cilëndo fuqi të thirreshin ata!

Ardhmërinë e këtij kombi ia kanë përcaktuar: Bardhtlët, Agronët, Teutatë, Skënderbegët, Rilindësit, Pavarësistët e krejt deri të Adem Legjendaret e UCK-së!

Ketë duhet ta dinë të gjithë ata që shqipen e kanë gjuhë të nënës!