Jordania merr masa, dyshohet për grusht shteti saudit dhe emiratas

Mbreti i Jordanisë ka arrestuar vëllezërit dhe kushëririn e tij. Siç njoftojnë mediat jordaneze, Mbreti Abdullah thuhet se ka arrestuar tre princat në shtëpitë e tyre pasi ata dyshohet se kanë folur me liderët sauditë dhe emiratas për një grusht shteti kundër tij.

Të tre princat po planifikonin një grusht shteti kundër Mbretit Abdullah me liderët sauditë dhe emiratas, konfirmoi rrjeti britanik Brit Bart News. Jordania ka marrëdhënie të afërta, por jo të lehta me Arabinë Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe. Por Amani tashmë e ka bërë të qartë se është i kujdesshëm ndaj aspiratave të Princit të Kurorës Saudite, Muhamed bin Salman. Ashtu si shumë të tjerë në Lindjen e Mesme, jordanezët kanë qenë mjaft skeptikë për zhvendosjen e shpejtë kulturore, ekonomike dhe strategjike të Bin Salmanit në mbretërinë saudite dhe në rajon. Sipas raportit, Princi i Kurorës Saudite Muhamed bin Salman u përpoq ta pengonte mbretin Abdullah të merrte pjesë në takimin e Organizatës së Bashkëpunimit Islamik mbi çështjen e Jeruzalemit që u mbajt kohët e fundit në Stamboll, por Mbreti i Jordanisë, ndryshe nga dëshira e bin Salmanit, shkoi në këtë takim, ndërsa Arabia Saudite dërgoi një zyrtar të rangut të ulët në takimin e OBI në Stamboll. Gazeta sioniste Haaretz kohët e fundit në një raport mbi marrëdhëniet midis Jordanisë dhe Arabisë Saudite, shkroi: Marrëdhëniet midis dy vendeve janë në krizë pas politikave dhe veprimeve të princit të kurorës Saudite, Muhamed bin Salman, i cili po përpiqet të ndryshojë strukturën e pushtetin në  vendin e tij. Gazeta sioniste duke cituar një deklaratë nga një zyrtar jordanez i cili kërkoi të mbetet anonim, shkroi: Muhamed bin Salman i trajton jordanezët dhe palestinezët si shërbëtorë të tij dhe sikur ai është padroni i tyre dhe ata duhet të veprojnë ashtu siç ai urdhëron.

 

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne