Me kallash në spital, vetëm vëllai i ministrit Xhafaj mund ta bëjë

Çdo ditë në drejtim të Policisë së Shtetit vijnë akuza se është e inkriminuar dhe merr urdhra të drejtpërdrejta nga banditët.

Ngjarje e rëndë që ndodhi ditën e djeshme në Vlorë, ku u krye atentat mafioz ndaj Ferdinand Llanaj, është shoqëruar me një tjetër skandal.

Llanaj është marrë në mbrojtje nga persona të armatosur, ku mes tyre ka qenë dhe vëllai i Ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafajt.

Sipas qytetarëve vlonjate Agron Xhafaj, i cili është shpallur në kërkim ndërkombëtar për trafik droge, ishte mes personave të armatosur që mbronin të plagosurin, ndërkohë që policia nuk ka marrë asnjë masë.

Denoncimi është bërë publik nga ish-kryeministri Berisha.

Ja postimi në Facebook:

Noriega Vlorën jua ka besuar narkobandave!

Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital për famozin Gon Xhafa & kompani. Sb

“Pershendetje doktor! die ne Vlore pasi ndodhi ngjarja qe u plagosen ne transballkanike. te shkoje ne spitalin e vlores ishim mbi 100 veta te armatosur qe ruanin te plagosurin. dhe policia qe rinte bashk me ata kriminel. ne vend qe ministri te urdheronte ti arestonin te gjitj ashtu sic ishin. po rinin e benin sehir se ne mezin e tyre ishte dhe goni xhafa qe rinte ne pritje.per mikun e tij”

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne