Katari nuk frikësohet nga sulmi, refuzon kërkesat arabe

Katari thotë se nuk i frikësohet ndonjë aksioni ushtarak për refuzimin që t’i plotësoj kërkesat e disa shteteve arbabe deri më 3 korrik.

Gjatë vizitës së djeshme në Romë, ministri i jashtëm i Katarit, Sheikh Mohammed bin Abdulrahman Al Thani, përsëri i ka hedhur poshtë kërkesat, duke i cilësuar ato si shkelje e sovranitetit të Katarit. Megjithatë, ai theksoi se Doha është e gatshme të diskutoj për çështjet aktuale, që janë shtruar nga fqinjët arabë. “Lista e kërkesave do të refuzohet, e jo të pranohet”, tha Al Thani dhe ka shtuar se “ne jemi të gatshëm të angazhohemi në dialog, por nën kushte përkatëse”. Ai tha se Katari nuk do ta mbyll një bazë ushtarake turke në vendin e tij ose ta mbyll rrjetin Al-Jazeera, me seli në Doha, siç është kërkuar nga katër shtete arabe./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne