“Kemi ambasadorë legena”, Neritan Ceka për Borchardt: Ai katundari të iki sa më parë

Neritan Ceka ka shpërthyer ndaj ambasadorit të OSBE-së Bernd Bochardt duke e quajtur katundar.

Ai tha në “360 Gradë” në RTV Ora se ambasadori duhej të ishte larguar nga Shqipëria që pas gjestit të tij ndaj protestuesve të Astirit.

“Ky pretendonte që do bënte shtet dhe ja ku e kemi rezultatin e tij. Në 6 vjet që po sundon, shtet nuk kemi. Kemi një parlament qesharak, turpi i shqiptarëve, kemi marrëdhënie kombëtare që në përulin vazhdimisht. Kemi ambasadorë legena dhe bën mirë ai që e largon këtë… atë katundarin, të iki sa më parë nga Shqipëria(Borchard). Ai duhej larguar që atë ditë, duhej shpallur person nongrata. Këto janë gjëra që më prekin 30 vjet pasi kam luftuar për një vend që duhej bërë si të gjithë vendet e tjera të Evropës”, tha Ceka./ tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne