Kërkohet përkrahje botërore për të burgosurit palestinezë

Përfaqësuesi i Palestinës në OKB kërkoi nga komuniteti ndërkombëtar të ushtrojë presion ndaj regjimit të Izraelit për tu dhënë fund vuajtjeve të të burgosurve palestinezë.

Siç njofton agjencia e lajmeve Kods.net, Rijad Mansur, përfaqësuesi i përhershëm i Palestinës në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, deklaroi sot se të burgosurit palestinezë, të cilët kanë nisur një grevë urie në shenjë proteste ndaj politikave të paligjshme të Izraelit, po përballen me probleme të rënda shëndetësore. “Në burgjet izraelite të burgosurit palestineze keqtrajtohen, abuzohen dhe torturohen sistematikisht dhe bota nuk duhet të qëndrojë indiferente ndaj këtyre akteve çnjerëzore”- deklaroi Rijad Mansur duke shtuar: “Politikat kolonizuese, shtypëse dhe çnjerëzore të regjimit të Izraelit janë të papranueshme dhe në kundërshtim të plotë me ligjet ndërkombëtare, prandaj heshtja e bashkësisë ndërkombëtare ndaj krimeve izraelite kundër popullit palestinez është krejtësisht e dënueshme”./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne

Powered by WordPress