Këshilli i Myslimanëve të Britanisë reagon kundër komplotit të ri të Amerikës kundër Kudsit

Këshilli i Myslimanëve të Britanisë së Madhe ka dënuar vendimin e presidentit të Amerikës për transferimin e ambasadës amerikane nga Tel Avivi në Kudsin e shenjtë.

Agjencia e lajmeve IRIB njoftoi se Këshilli i Myslimanëve të Britanisë së Madhe në deklaratën e tij ka thënë se ky vendim i Donald Trump tregon se Amerika nuk ka kurrfarë interesimi për vendosjen e paqes në Lindjen e Mesme dhe për zbatimin e drejtësisë ndaj popullit të Palestinës. Këshilli i Myslimanëve të Britanisë së Madhe gjithashtu këtë vendim të presidentit të Amerikës e ka quajtur mesazh të hapur të armiqësisë ndaj myslimanëve në të gjithë botën, sepse Kudsi është një prej qyteteve më të shenjta të botës islame. Në vazhdim të kësaj deklarate thuhet: “Në lidhje me rolin e Amerikës për procesin e paqes në Lindjen e Mesme kishte shumë dilema, mirëpo Amerika kurrë nuk ka vepruar deri në këtë masë kundër formimit të shtetit të pavarur të Palestinës”. Vlen të theksohet se qeveria e Britanisë së Madhe, Xheremi Kurbin, lideri i partisë opozitare dhe shumë personalitete të tjera evropiane kanë dënuare vendimin e Amerikës për transferimin e ambasadës amerikane në Kudsin e shenjtë./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne